Publisher is the useful and powerful WordPress Newspaper , Magazine and Blog theme with great attention to details, incredible features...

Energjia, Tahiri mbledh drejtorët e policisë

Ministri i Brendshëm, Saimir Tahiri ka thirrur dje në një mbledhje urgjente 12 drejtorët e policisë në qarqe dhe 12 drejtorët e Operatorit të Shpërndarjes së Energjisë Elektrike. Në takim ka qenë i pranishëm edhe Ministri i Energjisë dhe Industrisë, Damian Gjiknuri.

Mësohet se në takim që ka përfunduar rreth orës 20:30 të mbrëmjes së djeshme është zhvilluar për të  koordinuar aksionin kundër vjedhjes së energjisë elektrike.

Pas ultimatumit të Kryeministrit Edi Rama për të gjithë vjedhësit e energjisë elektrike, Policia e Shtetit në bashkëpunim me Operatorin e Shpërndarjes së Energjisë Elektrike ka nisur sot aksionin në të gjithë vendin, ku në pranga kanë rënë 52 persona, mes të cilëve 3 punonjës të OSHEE dhe 49 shtetas që përfaqësojnë biznese. Nga këto 21 persona të arrestuar janë në Tiranë.

Sipas policisë, gjatë ditës së djeshme është ushtruar kontrolle në 283 raste. Pas kontrolleve të ushtruara  janë arrestuar në flagrancë 49 persona, kryesisht pronarë të subjekteve të biznesit, të cilët akuzohen për vjedhje të energjisë elektrike, ndërsa janë shpallur në kërkim 7 persona.

Shqiptarja.com  29.10.2014