Publisher is the useful and powerful WordPress Newspaper , Magazine and Blog theme with great attention to details, incredible features...

‘Energjia’, Rama takohet sot me pensionistët

Kryeministri Edi Rama ka njoftuar në rrjetin social “Facebook” se do të zhvillojë sot në orën 17:00 një takim për energjinë me pensionistët dhe personat me aftësi të kufizuar.

“KRYEMINISTRI JUAJ Nesër, 29 Tetor, Ora 17:00, Për Energjinë me Pensionistët dhe Personat me Aftësi të Kufizuar”-citohet në mesazhin e Ramës.

Kryeministri Rama e cilësoi historik operacionin kundër vjedhjes dhe abuzimit së energjisë elektrike. “Çdo shqiptar, njeri i arsyeshëm, duhet të bashkohet me qeverinë në këtë përpjekje që ka një karakter historik, nëse duam që të shpëtojmë nga kjo barrë e madhe që i merr frymën vendit tonë dhe nuk e lë të zhvillohet”, u shpreh Rama.

Balkan Web, 29.10.2014