Publisher is the useful and powerful WordPress Newspaper , Magazine and Blog theme with great attention to details, incredible features...

Takimi kombëtar për mbrojtjen e energjisë

Duke filluar nga sot kushdo që vjedh energjinë elektrike nuk do të ndëshkohet me gjobë, por do të dënohet me 3 vite burg, ndërsa për bashkëpunëtorët parashikohet dënim me 5 vite. Këtë e ka bërë të ditur kryeministri Rama gjatë konferencës “Takimi kombëtar, Mbrojtja e energjisë dhe lufta ndaj krimit urban dhe mjedisor, sfida të përgjegjësisë publike”, ku lancoi nisjen e aksionit kundër vjedhjeve të energjisë.

Pas përfundimit të afatit që qeveria ju kishte lënë atyre bizneseve dhe personave të tjerë që vjedhin energjinë elektrike, kryeministri Rama tha se ky operacion që starton sot do të vijojë në mbarë vendin deri sa t’i jepet fund këtij fenomeni.

Duke folur para 2 mijë pjesëmarrësve në aktivitet, mes të cilëve operatorë të OSHEE dhe punonjës së Policisë së Shtetit të cilët do të realizojnë aksionin, kryeministri Rama tha se nga sot vjedhja e energjisë është një veprim i ndëshkueshëm si çdo vjedhje tjetër.

Kreu i qeverisë tha se për 20 vite ky veprim ka qenë i pandëshkueshëm, por tashmë ky operacion do të kthejë faqen në këtë sektor, duke kthyer energjinë nga një pasuri që mund të vidhet lirisht në një burim mirëqenie dhe rritje ekonomike. Rama tha se ky aksion do të ndalet kur ky fenomen të marrë fund.

“Vjedhja e energjisë duhet të ndëshkohet si çdo vjedhje tjetër. Ky veprim ka qenë i padënuar për 20 vite me radhë. Sot lancohet një operacion i cili do të kthejë faqen në këtë sektor, duke kthyer energjinë nga një pasuri që mund të vidhet lirisht në një burim mirëqenie dhe rritje ekonomike”, tha Rama.

Ndërkaq, ministri i Energjisë ka lancuar sot planin operacional kundër vjedhjes së energjisë. Pas përfundimit të afatit që qeveria ju kishte lënë atyre bizneseve dhe personave të tjerë, që vjedhin energjinë elektrike, nga sot fillon një operacion i gjerë në gjithë vendin, ku përveç punonjësve të OST do të jenë të angazhuar dhe qindra forca policie. Gjatë fjalës së tij ministri Gjiknuri është ndalur tek situata ku ndodhet aktualisht sektori energjetik dhe plani i investimeve për ta kthyer atë në fitimprurës.

Ministri i Brendshëm Saimir Tahiri ritheksoi angazhimin e qeverisë për të luftuar informalitetin dhe paligjshmërinë, ndërsa u ndal tek fakti se dhunuesit e shkelësit e ligjit deri më tani nuk janë ndëshkuar, por janë lënë të lirë, duke i bënë kështu apel drejtësisë të ndëshkojë abuzuesit.

takimi kombetar per mbrojtjen e energjise, policiaRama: 3 vite burg për vjedhësit e energjisë, 5 vite për bashkëpunëtorët

Vjedhësit e energjisë elektrike nuk do të përballen më me gjobë, por me 3 vite burg. Ndërkaq, dënim me 5 vite burg parashikohet edhe për ata që bashkëpunojnë për vjedhjen.

“Për vjedhësit e energjisë nuk ka më gjobë, 3 vjet burg për kë vjedh energjinë dhe 5 vjet për ata që bashkëpunojmë për vjedhjen e energjisë elektrike. Dhe gjykatat e vendit duhet t’i zbatojnë këto ligje ashtu siç janë të shkruara. Zona Tiranë-Durrës, është aksi ku konsumohet më shumë energji, dhe nuk paguhet”, u shpreh kryeministri.

Rama: Opozita merr përsipër të marrë në mbrojtje hajdutërinë

Kryeministri Rama është ndalur edhe tek akuzat e opozitës sa i takon aksioneve të ndërmarrë për vjedhjen e energjisë, por edhe për prishjen e ndërtimeve pa leje.

“S’e kuptoj sesi opozita merr përsipër të ndihmojë hajdutërinë. Duke filluar edhe nga CEZ-i, a thua se këto kompani e sollëm ne, apo marrëveshjen e bëmë ne. Opozita flet edhe për prishjen e ndërtimeve pa leje në Tiranë. Flet për shembje selektive. Është e çuditshme. Në shumë raste në jemi përballë faktit se në disa raste përveçse kanë ndërtuar mbi trotuare, kanë marrë leje legalizimi, edhe hipotekë. Këto ndërtime janë edhe burime abuzimi me energjinë elektrike. Ne duhet të ecim përpara”, tha Rama.

Rama: S’kemi ardhur në qeveri për t’u rizgjedhur me çdo kusht, por për t’i dhënë zgjidhje problemeve

Duke u ndalur edhe tek pakënaqësitë e shprehura sa i takon aksioneve të ndërmarra deri më tani, Rama tha se qeveria që ai drejton ka si synim zgjidhjen e problemeve, dhe jo rizgjedhjen.

“Nuk kemi ardhur në qeveri për t’u rizgjedhur me çdo kusht, por të t’i dhënë zgjidhje probleme të këtij vendi. Synojmë qe Shqipëria të ndryshojë faqen, të kapërcejë tranzicionin, dhe të ketë mundësi zhvillimi,. Por kjo nuk mund të ndodhë nëse ne bashkëpunojmë me këtë humbje të vazhdueshme, apo me vjedhjet që i bëhen vendit. Energjia në 4 vitet e ardhshme do të jetë sektor fitimprurës”, u shpreh kryeministri Rama.

Rama: Nuk është varfëria arsyeja pse vidhet energjia

Kryeministri Rama tha se varfëria nuk është shkaku kryesor i vjedhjes së energjisë apo mospagesës së saj, pasi pensionistët e paguajnë atë. Sipas kreut të qeverisë janë një numër i madh biznesesh dhe institucionesh që nuk e paguajnë energjinë. Ndërkaq, Rama tha se qeveria që ai drejton synon që ta kthejë energjinë në një sektor fitimprurës.

“Aksioni fillon sot për të mos u ndalur në gjithë vendin, deri sa t’i jepet fund këtij fenomeni. Vjedhja e energjisë bëhet jo nga varfëria, pasi çdo pensionist e paguan energjinë, por nga ata që s’tregojnë përgjegjësi. Po kështu ka edhe institucione që nuk e paguajnë energjinë, ashtu siç ka edhe shumë biznese. Duhet ta rikthejmë energjinë në burim fitimi. Duam të çelim një fazë të re rritjeje ekonomike dhe sociale falë kontributit që ky sektor do të na japë. E kemi marrë parasysh edhe çmimin që do na duhet të paguajmë për këtë, pasi dikush do na mërzitet, dikush do na marrë mëri, dikush nuk do të na votojë. Por ata që shkelin ligjin duhet të ndëshkohen”, tha Rama.

takimi kombetar, mbrojtja e energjise, tahiriTahiri: Energjia s’do të trajtohet më si mall pa zot, ndëshkim vjedhësve

Ministri i Brendshëm Saimir Tahiri ritheksoi angazhimin e qeverisë për të luftuar informalitetin dhe paligjshmërinë. Ministri Tahiri ndërkaq u ndal tek fakti se dhunuesit e shkelësit e ligjit deri më tani nuk janë ndëshkuar, por janë lënë të lirë, duke i bënë kështu apel drejtësisë të ndëshkojë shkelësit e ligjit.

“Është prioritet absolut beteja mbi informalitetin dhe paligjshmërinë, pasi ky është armiku më i madh i shtetit, shoqërisë dhe ligjit. Energjia s’do të trajtohet më si mall pa zot. Në 23 qershor u votua që të mos të ketë të preferuar. Krimet ndaj mjediset, janë krime ndaj të ardhmes. Janë 2467 vepra penale të evidentuara, por vetëm 86 vetë vuajtën burg, pasi ka gjyqtarë që e kanë kthyer në pazar, dhënien e drejtësisë”, u shpreh ministri Tahiri.

Cipa: Plan masash për vjedhjen e energjisë

Policia e Shtetit ka përgatitur një plan masash kundër vjedhjes së energjisë elektrike. Kreu i policisë së Tiranës Ardian Cipa tha se do të vijojë bashkëpunimin me operatorët e OSHEE për të vënë para përgjegjësisë abuzuesit me energjinë elektrike.

Ermonela Felaj: Vjedhjet, rritet barra për taksapaguesit

Ministrja për Marrëdhëniet me Parlamentin Ermolena Felaj tha se vjedhja e energjisë elektrike cenon shërbimin e furnizimit me energji, si dhe rrit barrën për taksapaguesit. Sipas Felaj, ky veprim duhet të ndëshkohet si çdo vjedhje tjetër, ndërsa kërkoi bashkëpunim edhe me drejtësinë për të vënë para përgjegjësisë vjedhësit.

“Vjedhja e energjisë elektrike cenon edhe shërbimin furnizimit të energjisë elektrike. Si pasojë e vjedhjes rritet barra për taksapaguesit, dhe ky veprim duhet të ndëshkohet si ço vjedhje tjetër. Ka vite që tolerohet vjedhja e energjisë. Janë të ndryshme mënyrat sesi vidhet energjia elektrike, dhe për këtë nevojitet një ndërhyrje efikase e operatorëve të shpërndarjes dhe të Policisë së Shtetit për të luftuar këtë dokument. Në mjaft raste ajo që faktohet në terren, humbet rrugën, pasi nuk dokumentohet siç duhet”, tha Felaj.

takimi kombetar per mbrojtjen e energjise, ahmetajAhmetaj: 150 mln euro humbje çdo vit për shkak të vjedhjes

Reforma në sektorin e energjisë është e nevojshme për vendin pasi minimizon humbjet. Sipas ministrit të Zhvillimit Ekonomik çdo vit buxheti i shtetit humbiste 150 milionë euro për shkak të vjedhjeve të energjisë.

Gjiknuri: Gjetëm një kufomë energjetike, marrëveshja me CEZ më e mira

Gjatë fjalës së tij në konferencë me temë “Takimi kombëtar, Mbrojtja e energjisë dhe lufta ndaj krimit urban dhe mjedisor, sfida të përgjegjësisë publike”, ka sqaruar edhe pse sistemi energjetik ndodhet në këtë situatë.

Sipas tij qeveria socialiste gjeti një kufomë energjetike, një borxh që arrinte deri në 1.1 mld dollarë. Kjo thekson Gjiknuri ka ardhur për shkak të privatizimit të dështuar, pasi para privatizimit niveli i humbjeve ishte 34 % humbje, ndërsa pas privatizimit kaloi 45%.

“Në vend gjetëm një kufomë energjetike, gjetëm një borxh që arrinte deri në 1.1 mld dollarë kjo për shkak të privatizimit të dështuar. Para privatizimit niveli i humbjeve 34 %, pas privatizimit mbi 45%. Duhet të shmangim kolapsin, ky aksion është terapi e nevojshme kundër këtij tumori”- tha Ministri Gjiknuri.

Më tej ai foli edhe për marrëveshjen me CEZ për zgjidhjen e konfliktit. Sipas ministrit, sistemi energjetik kërkonte investime dhe nëse nuk mernim masa në vitin tjetër sistemi shkonte në kolaps dhe se marrëveshja ishte për t’i hapur rrugë investimeve aq të nevojshme.

“Sistemi energjetik kërkonte investime dhe nëse nuk merrnim masa në vitin tjetër sistemi shkonte në kolaps. Bëmë zgjidhjen më të mirë me marrëveshjen me CEZ. Marrëveshja me CEZ ishte për t’i hapur rrugë investimeve.”-shtoi Gjiknuri.

Gjiknuri: Jemi përpara një situate kritike të vjedhjes së energjisë

Ministri i Energjetikës dhe Industrisë, Damian Gjiknuri ka vlerësuar se sistemi energjetik në Shqipëri ndodhet në një situatë kritike për shkak të vjedhjes së energjisë. Duke falënderuar Kryeminisdtrin për mbështetjen dhe masat e marra për frenimin e këtij fenomeni Gjiknuri thekson se Kjo terapi është kaq e nevojshme është vetëm faza e parë

“Jemi përpara një situate kritike të vjedhjes së energjisë. Falenderoj kryeministrin, jo për shkak kortezhe, por për rëndësinë që i ka dhënë mesazhit për të luftuar abuzimet në sistemin e energjisë. Kjo terapi kaq e nevojshme është faza e parë, ka plagë të thella.”- tha Gjiknuri.

takimi kombetar per mbrojtjen e energjise, gjiknuriGjiknuri: Momenti për reforma të thella, ndjekje penale përgjegjësve

Pas transparencës për situatën energjetike, ministri Gjiknuri është shprehur se është momenti të bëhen reforma të thella. Ai theksoi se do të merren masa drastike që faturat për energjinë elektrike të paguhen, duke filluar që nga drejtuesit e administratave.

“Momenti të bëhen reforma të thella. Gjeja e parë bëmë transparencë. Pas çlirimit nga konflikti ligjor hapëm rrugën për investime. Me të vërtetë ka probleme, por do të marrim masa drastike për pagimin e energjisë. Në vitet në vijim sektori të kthehet në fitim prurës.”- u shpreh Gjiknuri.

Ministri i Energjetikës e Industrisë shtoi gjithashtu se do të ketë ndjekje penale edhe për punonjësit e sistemit të energjisë të cilët abuzojnë dhe ndihmojnë shkelësit që vjedhin. Më tej ai ka prezantuar edhe një nga risitë që mund të vendosen në sistemin e energjisë siç është çmimi më i ulët i energjisë gjatë natës.

“Ndjekje penale jo vetëm atyre që vjedhin por edhe bashkëpunëtorëve të tyre brenda sistemit. pprojektligji i ri për sistemin e energjisë gati. Nga viti tjetër mbi 40% e sistemit të jetë i liberalizuar. Kjo do të ulë barrën e publikut për të ulur tarifat. Këto reforma në krye të disa viteve rezultateve pozitive. Energjia me çmim më të lirë gjatë natës.”-shtoi Gjiknuri.

Seferi: Abuzimet, imazhi më i vështirë për t’u kapërcyer

Duke u ndalur tek situata në të cilën ndodhej sistemi energjetik në periudhën kur PS-LSI mori qeverisjen e vendit, Arben Seferi tha se humbjet në rrjet ishin në nivele të mëdha. Seferi tha se abuzimet po kështu ishin në nivele të larta, ndërsa 80% e rrjetit ishte e amortizuar. Me marrjen e masave nga qeveria aktuale, Seferi tha se në një vit qeverisje janë ulur ndjeshëm humbjet në rrjet.

takimi kombetar per mbrojtjen e energjise, salla“Niveli i humbjeve në rrjet ishte i madh. Gati gjysma e energjisë humbej në rrejt. 80% e rrejturi ishte e amortizuar. Gjetëm kabina të shkatërruara. Në magazina gjetëm vetëm 6300 mates të papërdorshëm. Jashtë funksionit gjetëm edhe laboratorët për matjen. Evidentuam po ashtu edhe një gropë financiare. Një pjesë e faturistëve plotësonin blloqet nga lokalet apo shtëpitë, edhe duke marrë ryshfetin nga vjedhësin e energjisë. Çdo muaj faturat paguheshin nga më pak se gjysma e abonentëve. U përballëm me një numër të madh rastesh abuzimesh, mbifaturimesh, etj. Të gjitha këto shtonin radhën e ankesave në zyrat tona.

Hapësira të mëdha abuzimi u krijuar edhe kur u hoq faturimi afrofe. Thyerjet e matësve në këtë kohë u bënë masive.

Gjatë një viti në qeverisje kemi bërë shumë, por kemi ende shumë për të bërë. Rritëm vlerën totale të arkëtimeve. Dhe po punojmë për t’i dhënë fund abuzimeve. Në total humbjen ranë në nivele të ndjeshme. Nga janari në shtator 2014 situata është krahasuar ndjeshëm krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë”, tha Seferi.

Shqiptarja.com 27.10.2014