Publisher is the useful and powerful WordPress Newspaper , Magazine and Blog theme with great attention to details, incredible features...

OSHEE nis lëshimin e vërtetimeve të debisë

Operatori i Shpërndarjes së Energjisë Elektrike sh.a, njofton se ka nisur puna për lëshimin e vërtetimeve të debisë, për Abonentët Familjar.

Të gjithë të interesuarit mund të paraqiten pranë çdo Zyre të Kujdesit Ndaj Klientit (KNK), duke paraqitur dokumentacionin e nevojshëm për pajisjen me vërtetimin e debisë:

1 .Dokument identifikimi (Kartë identiteti ose Passaportë)

2 .Formular vetëdeklarimi (me të cilin abonentët do te pajisen dhe plotësojnë pranë Qendrave të Kujdesit ndaj Klientit)

Gjatë procedurës së pajisjes më vërtetimin e debisë, të interesuarit do të asistohen nga specialisti i KNK-së.

energjia.al 25.10.2014