Publisher is the useful and powerful WordPress Newspaper , Magazine and Blog theme with great attention to details, incredible features...

Japoni, çmimi i naftës ul inflacionin

Një faktor që konsiderohej gjithnjë pozitiv për ekonominë e Japonisë, tashmë po kthehet në një makth për Bankën Qendrore të vendit.

Ulja e ndjeshme e çmimeve të karburanteve rrezikon të ndërpresë ecurinë në rritje të inflacionit, ritmi I të cilit u ngadalësua duke vënë në pikëpyetje arritjen e nivelit zyrtar prej 2%. Për të mbajtur një nivel të inflacionit sipas parashikimeve, Banka e Japonisë mund të jetë e detyruar të ndërmarrë politike të mëtejshme lehtësuese, mbase më parë sesa fillimi I vitit të ardhshëm. Ndërkohë, çmimi I ulët I naftës ka ndikuar ndjeshëm edhe në rritjen e deficitit tregtar që për gjysmën e vitit fiscal ka prekur nivelin rekord.

Kështu, nga muaji Prill deri në Shtator, deficit tregtar u rrit me 8,6% në 5,4 miliardë jen, edhe për shkak të mbylljes së centraleve bërthamore dhe monedhës kombëtare të dobët. Ndërsa guvernatori Kuroda tregohet si gjithnjë super optimist, burime të Bankës Qendrore lanë të kuptohet se ekziston rreziku që inflacioni të arrijë poshtë nivelit prej 1%. Një ditë vendimtare do të jetë 31 Tetori, kur do të mblidhet Komiteti I Politikës Monetare, që përkon edhe me publikimin e çmimeve të konsumit dhe raportin e Institutit të ekonomisë.

Parashikohet që Banka e Japonisë të rishikojë në ulje parashikimin për ecurinë e Prodhimit të Brendshëm Bruto në vitin fiscal korrent, pasi konsumi po regjistron një rritje tepër të lehtë. Por, burime të tjera mendojnë se Banka Qendrore nuk do të marrë vendime surprizë, pasi do të presë vendimin e qeverisë, që në ditët e para të Dhjetorit duhet të vendosë për rritjen ose jo të Tatimit mbi Vlerën e Shtuar në 10% duke nisur nga Tetori 2015.

Scan TV,  25.10.2014