Publisher is the useful and powerful WordPress Newspaper , Magazine and Blog theme with great attention to details, incredible features...

Ujësjellësi i Prishtinës, probleme me energjinë

Zyrtarët e Kompanisë së Ujësjellësit Rajonal “Prishtina”, kanë thëne se ndërprerja e energjisë elektrike ka ndikuar edhe në prodhim të ujit.

Zëdhënësja e kësaj kompanie Arieta Mjeku ka treguar se rreth orës 08:00, sot në fabrikën e Albanikut-Batllavës është ndërprerë prodhimi, për shkak të disa problemeve teknike me energjinë elektrike.

“Në Albanik është ndërprerë sot furnizimi me energji elektrike, që ka ndikuar në ndërprerjen e prodhimit të ujit, kësaj radhe jo nga reduktimet, jo nga defektet në rrjetin elektrik që riparimi i takon KEDS-it, por konkretisht nga problemet me largpërçues që riparimi na takon neve, pikërisht ekipeve të Kur -Prishtina”, theksoi Mejku.

Ajo ka treguar se ekipet e ujësjellësit janë duke u munduar që të riparojnë ketë defekt dhe gjendja të normalizohet deri në ora 14:00.

“Kjo situatë e krijuar, nga mosfurnizimi me energji elektrike në këtë fabrikë, mund ta çrregullojë edhe furnizimin me ujë të pijshëm, për të gjitha zonat që furnizohen me ujë nga sistemi i Batllavës, por do e bëjmë të pamundurën që mos të vërehet shumë nga ana e konsumatorëve”, theksoi zëdhënësja Arieta Mjeku.

Portali Telegrafi, 24.10.2014