Publisher is the useful and powerful WordPress Newspaper , Magazine and Blog theme with great attention to details, incredible features...

OSHEE aksioni vijon në Fushë-Krujë

Pas paralajmërimit të kryeministrit Edi Rama se brenda 5 ditëve do të nisë arrestimi i debitorëve të energjisë elektrike, Operatori i Shpërndarjes së Energjisë Elektrike, ka vijuar aksionin sot në disa qytete të ndryshme të vendit.

Kështu në Fushë-Krujë ka nisur sot aksioni i OSHEE-së ndaj debitorëve, ku gjatë kontrollit në 12 subjekte, disa prej tyre janë gjobitur me disa milionë lekë.

OSHEE ka vijuar aksionin e saj edhe në Vlorë, ku është ndërprerë energjia elektrike për 165 debitorë të energjisë elektrike. Edhe në Lushnje, OSHEE, ka ndërmarrë aksion, gjatë së cilit katër persona janë proceduar penalisht për vjedhje të energjisë elektrike.

Aksioni i nisur nga OSHEE, do të vijojë edhe në ditë në vazhdim në të gjitha qytetet e vendit.

Fushë-Krujë, nis aksioni i OSHEE, gjoba ndaj debitorëve

Ka filluar aksioni per konsumatorët debitorë të energjisë elektrike edhe ne Fushë-Kruje. Aksioni kryesohej nga drejtori i drejtorisë rajonale OSHEE Durrës, Abdyl Koka. Në grupin e kontrollit merrnin pjesë një grup i madh specialistësh. Aksionin u krye nën asistencën edhe të forcave të policisë të komisariatit të Krujës.

“Ne kemi ndërmarrë kontrolle në 12 subjekte për sot, është bërë një program i zgjeruar dhe do të vazhdojmë dita ditës deri sa të përfundojmë të gjithë kontrollet e subjekteve që kanë konsume të konsiderueshme, njëkohësisht vazhdojnë kontrollet edhe në abonentët privatë. Kemi konstatuar një sistem matje jashtë kushteve teknike dhe kemi vendos një gjobë rreth 8 milionë lekë të vjetra.” tha Koka drejtor

Kontrolli është kryer në bizneset e mëdha të cilat i janë nënshtruar një kontrolli të imët duke filluar nga ai për të parë nëse ka lidhje të paligjshme deri te matësi i energjisë. Aksioni i OSSHE do të vazhdojë në qytetin e Fushë Krujës.

Shqiptarja.com 24.10.2014