Publisher is the useful and powerful WordPress Newspaper , Magazine and Blog theme with great attention to details, incredible features...

BERZH, mbështetje energjisë në Kosovë

Ministri i Zhvillimit Ekonomik Fadil Ismajli, ka zhvilluar një takim pune me Bordin e drejtorëve të BERZH-it të shoqëruar nga Anton Kobakov, drejtor i BERZH-it në Kosovë. Me këtë rast ministri Ismaili ka falënderuar delegacionin e BERZH-it për përkrahjen e vazhdueshme që BERZH po i jep Kosovës.

Ndërkaq, delegacioni është informuar mbi gjendjen aktuale në fushën e energjisë dhe minierave me fokus është diskutuar rëndësia e investimeve në këta sektor, të cilët si të tillë janë edhe bartës të zhvillimit ekonomik.

“Është shumë e rëndësishme të ndërtohen kapacitete të reja gjeneruese bazuar në resurset natyrore që kemi si Kosovë“, por jo vetëm, edhe investimi në kapitalin njerëzor është shumë i rëndësishëm dhe konsiderohet si investim me normen e lartë të kthimit dhe që ka benefite afatgjata për vendin”, ka thënë ministri Ismajli.

Me këtë rast ministri Ismajli po ashtu ka pohuar se tashmë Kosova ka planifikuar projekte serioze që pritet të përshpejtojnë hapin në zhvillimin ekonomik të vendit.

Gjithashtu, ministri Ismajli ka informuar përfaqësuesit e BERZH-it, për projektet që MZHE po realizon në fushën e Efiçiencës së Energjisë, të cilat janë në realizim, projekte këto që do të mundësojnë kursim më të madh të energjisë elektrike.

Ndërsa përfaqësuesit e KEDS-it, kanë pohuar se si kompani e re në treg ndërmjet KEK-ut dhe konsumatorit është në fillim të zbatimit të planit për distribuim më të mirë dhe kujdes me të shtuar ndaj konsumatorëve.

Ndërkaq, Bordi i Drejtorëve të BERZH-it, së bashku me drejtorin e BERZH-it në Kosovë janë zotuar që do të ofrojnë mbështetje financiare edhe në të ardhmen për projekte kapitale të cilat në formë direkte ndikojnë jo vetëm në zhvillim ekonomik të vendit por edhe në përmirësimin e klimës së investimeve.

energjia.al 24.10.2014