Publisher is the useful and powerful WordPress Newspaper , Magazine and Blog theme with great attention to details, incredible features...

Vjedhja e energjisë, 4 proçedime në Lushnje

Policia e qytetit të Lushnjes ka dërguar në prokurorinë e rrethit katër persona për proçedim penal, nën akzuën e vjedhjes së energjisë elektrike.

Lajmin e bëjnë të ditur autoritetet policore lokale, sipas të cilave të arrestuarit vidhnin energjinë me anë të një kablli të lidhur me një shtyllë.

Sipas burimeve, energjia e vjedhur nga katër personat në fjalë nuk kalonte në aparatin matës dhe konsumohej prej tyre pa paguar asnjë detyrim.

Një ditë më parë, duke folur në Kuvend për vjedhjen e energjisë, kryeministri Edi Rama deklaroi se, fatura ështeëaq e lartë sa e përkthyer në investime do të ishte e barabartë me 150 shkolla të reja, 6 spitale rajonale, 100 kilometra rrugë kombëtare ose e barabartë sa të ardhurat e tatim-fitimit nga bizneset në një vit.

Kjo vjedhje e shtetit, deklaroi shefi i qeverisë, ka bashkëpunëtore gjykatat, duke përfshirë edhe atë më të renë në vend, Gjykatën Administrative.

Kjo e fundit gjithashtu, deklaroi Rama, është shndërruar në zgjatimin e koorparatës fitimprurëse në vend, siç emërtoi ai sistemin gjyqësor shqiptar.

Duke dhënë mesazhin për gjykatat dhe çdo vjedhës të energjisë në vend, se dënimi për ta është vetëm burgu, kryeministri edhe njëherë e mbylli fjalën në Parlament me paralajmërimin për fillimin e një aksioni të gjerë në të gjithë vendin.

Ndërsa më herët gjatë muajit ishte ministri i Energjitikës, Damian Gjiknuri që paralajmëroi se hajdutët e energjisë elektrike dhe bashkëpunëtorët e tyre në institucione do të përfundojnë në pranga.

Top Channel, 24.10.2014