Publisher is the useful and powerful WordPress Newspaper , Magazine and Blog theme with great attention to details, incredible features...

Vetëm 6 mln euro për KEK-un

Ministria e Zhvillimit Ekonomik e ka lënë pezull kërkesën e Korporatës Energjetike të Kosovës lidhur me subvencionimin apo jo të korporatës. Sipas zyrtarëve të MZHE-së, aksionari në këtë rast kjo ministri ende nuk ka marrë ndonjë vendim për përkrahjen financiare të KEK-ut.

Ndërsa, përfaqësues të opozitës vlerësojnë se para se t’i jepen subvencionet KEK-ut, duhet thellësisht të analizohet dhe të adresohet arsyeja se pse Kosova, e cila fle mbi thëngjill, erdhi në situatë të kërkojë shpëtim në blerje të rrymës dhe në subvencione, shkruan Kosova Sot.

Sipas zyrtarëve të KEK-ut, vlera e mjeteve që KEK-u po i kërkon pas dëmeve të shkaktuara në ‘Kosovën A’ është 23.6 milionë euro e kjo shumë, sipas tyre, nuk është aprovuar nga aksionari, por që është thënë se do t’u jepen 6.39 milionë euro, mjete këto që ende nuk është marrë vendim për t’iu dhënë.

Portali Telegrafi, 24.10.2014