Publisher is the useful and powerful WordPress Newspaper , Magazine and Blog theme with great attention to details, incredible features...

Sa na kushton vjedhja e energjisë?

Duket se kryeministri i vendit ka ndërmarrë seriozisht një fushatë informimi masiv mbi gjendjen e keqe të sektorit të energjisë elektrike në facebook. Postimeve i është shtuar edhe një tjetër. Ky i fundit shpjegon humbjet e mëdha me të cilat përballet sektori, për shkak të mospagesave dhe vjedhjes së energjisë.

Kryeministri Rama shprehet se 150 milionë euro humbasin çdo vit nga vjedhja e energjisë elektrike. Me këto para mund të ndërtoheshin 80 deri 100 kilometra rrugë, vit pas viti. Mund të ndërtoshin 150 shkolla të reja, apo 6 spitale moderne, rajonale dhe me standarte europiane.

150 milionë euro janë të barabarta me të gjitha paratë që shteti paguan pë familjet në nevojë, apo sa 10-fishi i ndihmës që ky shtet i jep fermerëve.

Kjo vjedhje është e barabartë me kontributin e tatim-fitimit të të gjithë sipërmarrjeve shqiptare, apo sa fondi i investimeve publike.

Në fund kryeministri zotohet në emer të qeverisë, se ligji do të zbatohet dhe do të burgosen të gjithë vjedhësit e energjisë.

energjia.al 23.10.2014