Publisher is the useful and powerful WordPress Newspaper , Magazine and Blog theme with great attention to details, incredible features...

Rama ironizon shtyllat e korentit

Kryeministri Edi Rama ka vendosur një shtyllë elektrike si foto kopertine në profilin e tij në “Facebook”.

Megjithëse nuk ka bërë asnjë koment, Rama le të nënkuptohet gjendja “kaotike” e shtyllave që përshkohen nga qindra fije telash e kabuj.

Më herët, kryeministri Rama konfirmoi përfundimin e planit operacional mes disa institucioneve, që do të udhëhiqet nga njëra anë, nga Kompania e Shpërndarjes dhe ana tjetër, Policia e Shtetit. “Ky është një operacion ku pa as më të voglin dyshim do të duhet që çdo vjedhës i energjisë të përballet drejtpërdrejt me ligjin dhe për çdo vjedhje të energjisë të ketë ndëshkim si për çdo hajdut tjetër”, shkroi Kryeministri në “Facebook”.

Gazeta Shekulli, 23.10.2014