Publisher is the useful and powerful WordPress Newspaper , Magazine and Blog theme with great attention to details, incredible features...

Rama: Hajdutët e energjisë, prapa hekurave

Kryeministri Edi Rama, nga salla e Kuvendit deklaroi se sektori energjetik është në agoni dhe dalja nga kjo gjendje do të bëhet nëpërmjet një operacioni radikal.

“Do të ketë transparencë të plotë sapo të shpallet plani i operacionit kundër vjedhjes së energjisë, që do të çojë prapa hekurave çdo hajdut të energjisë elektrike”, u shpreh Rama.

Duke siguruar se nuk do të ketë rritje të çmimit të energjisë, për shkak të reformës, Rama theksoi, ashtu sikurse edhe një ditë më parë, se do të hiqet fasha për cmimin e energjisë, pasi nuk përdoret si mburojë mbrojtëse nga familjet në nevojë.

“Detyrimet që dalin nga heqja e fashës së energjisë nuk do t’i paguajnë familjet shqiptare, por ne”, tha Rama, duke shtuar se bëhet fjalë për një sfidë të përbashkët kombëtare dhe jo vetëm të Qeverisë.

Kryeministri u shpreh se maxhoranca i qëndron koherente zotimit, se nuk do të bëjë gabimet e opozitës, kur ajo ishte në pushtet.

“Gjithçka që na është mohuar kur ishim në opozitë, ju do ta keni të garantuar nga ne. Jemi të gatshëm ta shqyrtojmë dhe ta diskutojmë propozimin e opozitës”, theksoi kryeministri.

Top Channel, 23.10.2014