Publisher is the useful and powerful WordPress Newspaper , Magazine and Blog theme with great attention to details, incredible features...

Moti i keq dëmton rrjetin e KEDS

Në ditët si sot, kur ne përballemi me ndryshim drastik të motit dhe si pasojë me prishje të shumta në rrjet, ekipet e KEDS janë mobilizuar për të rregulluar prishjet në afatin më të shkurtë të mundshëm kohor. Erërat e fuqishme të ditës së djeshme dhe të reshurat e borës kanë shkaktuar prishje në disa distrikte të KEDS.

KEDS e ka trashëguar rrjetin distributiv të vjetruar dhe në gjendje shumë të rëndë që fatkeqësisht nuk mund të përballojë erërat e forta, aq më shumë erërat me të cilat në këto momente po përballemi. Por, është i zotuar në ndërrimin e kësaj situate për të mirë. Prandaj, projektet investuese janë intensifikuar deri tani dhe do të intensifikohen edhe më shumë në të ardhmen. Kjo punë është përshpejtuar më qëllim të ofrimit të shërbimeve sa më cilësore me energji elektrike për qytetarët në tërë territorin e Republikës së Kosovës në bazë të planit strategjik të investimeve.

Falënderojmë ekipet e shtuara emergjente për maksimumin e dhënë drejt rregullimit të prishjeve derisa ndjejmë keqardhje që një numër minimal i ekipeve emergjente zgjodhën pjesëmarrjen në grevë e jo ofrimin e shërbimeve jetike për qytetarë, për çka edhe janë zotuar. Andaj, kërkojmë nga këshilli organizativ i grevës të ri-shqyrtojë aktivitetet dhe hapat e ndërmarra në mënyrë që veprimet e tyre të mos privojnë qytetarët nga e drejta për të marrë shërbime jetike.

Përfundimisht, kërkojmë ndjesë nga të gjithë konsumatorët për të cilët furnizimi me energji elektrike ka qenë i pamundur me shpresë se ndërprerje të tilla do të minimizohen ose të zhduken fare.

energjia.al 23.10.2014