Publisher is the useful and powerful WordPress Newspaper , Magazine and Blog theme with great attention to details, incredible features...

Minatorët, ulet mosha e daljes në pension

Mosha e daljes në pension për minatorët është ulur në 55 vjeç.

Qeveria ka hartuar një ligj të veçantë për këtë kategori që parashikon, daljen e hershme në pension me vetëm 12.5 vite punën nën tokë. Ligji është diskutuar në Komisionin Parlamentar të Veprimtarive Prodhuese, ndërsa numri i personave që përfitojnë është 3840 individë.

Drejtori i Sigurimeve Shoqërore në Ministrinë e Mirëqënies Sociale, Astrit Kuka, tha se, ligji i ri parashikon edhe krijimin e një fondi të veçantë, ku punëdhënësit dhe punëmarrësit kanë mundësinë të rrisin vlerën e kontributeve të derdhura deri në 5%.

Me hyrjen në fuqi të këtij ligji, pritet që efekti në buxhetin e shtetit të jetë 310 milionë lekë në vit. Ndërsa vlera totale e pensioneve do të arrijë në 793 milionë lekë.

Scan TV, 22.10.2014