Publisher is the useful and powerful WordPress Newspaper , Magazine and Blog theme with great attention to details, incredible features...

Markimi i karburanteve rriti tatimet

Eurocontrol Technics Group thotë se raportet ja kanë atribuuar rritjen e të ardhurave tatimore të karburantit në rajon sistemit të kompanisë së markimit të karburantit, Petromark, e cila ka rezultuar në një fitim të përafërt të ardhurave tatimore prej 11 milion USD.

Sistemi Petromark Eurocontrol, e cila është në kontroll dhe në pronësi të plotë të degës së Eurocontrol, Global Fluids International, punon për të identifikuar karburantin në të cilin ‘janë futur duart’, për shembull holluar me karburant të cilësisë më të ulët, propan, ujë apo edhe urinë, por në një mënyrë të fshehtë, pa përdorimin e ngjyruesve.

Rezultati përfundimtar është një ulje në rastet e raportuara të tjetërsimit të karburantit, i cili është një problem në rritje për qeveritë në mbarë botën me humbje vjetore globale nga tregtia e paligjshme e lëndëve djegëse që vlerësohen në mbi 200 miliard USD në vit.

Teknologjia është e vetmja në botë që ka një akreditim ISO 17025.

Sistemi i markimit të karburantit u prezantua nga qeveria e Shqipërisë, në shtator 2013 si për naftën bruto dhe atë të rafinuar, në përpjekjet për të pakësuar falsifikimin e lëndëve djegëse.

Sipas raporteve në shtypin shqiptar, drejtoria e përgjithshëme e doganave të Shqipërisë lëshoi ​​një raport që tregon se konsumi kombëtar i karburantit është rritur në 20 për qind në vëllime zyrtare në shtator 2014 krahasuar me të njëjtin muaj të vitit të kaluar, duke përfaqësuar një rritje të përafërt të të ardhurave tatimore të vlerë 11 milion USD për atë muaj.

Eurocontrol tha kjo rritje e të ardhurave tatimore është e bazuar vetëm në markimin e karburanteve.

Gazeta Idea, 23.10.2014