Publisher is the useful and powerful WordPress Newspaper , Magazine and Blog theme with great attention to details, incredible features...

Mirditë, godet punonjësin e OSHEE, arrestohet

Një 41 vjeçar është arrestuar nga policia e Mirditës, pasi ka goditur punonjësin e OSHEE-së, pasi ky i fundit i ka komunikuar ndërprerjen e energjisë elektrike për shkak të lidhjeve të paligjshme. Në prangat e policisë ka rënë Dritan Jushi, banues në Kodër, Rrëshen.

Sipas policisë, nga shërbimet e OSHEE-së për zonën e Mirditës, është zbuluar se 41 vjeçari kishte lidhje të paligjshme të energjisë elektrike. Në këtë moment, Jushi është thirrur nga ana e përfaqësuesve për tu njohur me proçesverbalin.

Kjo ka shkaktuar edhe reagimin e 41 vjeçarit i cili është konfliktuar dhe ka goditur gjatë kryerjes së detyrës punonjësin e OSHEE-së në Mirditë. Policia ka ndaluar 41 vjeçarin, ndërsa ka nisur punën për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Shqiptarja.com 20.10.2014