Publisher is the useful and powerful WordPress Newspaper , Magazine and Blog theme with great attention to details, incredible features...

Greva rrezikon furnizimin me energji

KEDS-i nuk arrin të kuptojë ankesat e punëtorëve të saj puna e rrogave pasi sipas kompanisë që bënë furnizimin me energji elektrike në Kosovë, stafi i saj ka rrogat që janë më të mëdha se mesatarja e rrogave të Kosovës.

KEDS ka reaguar pas paralajmërimeve të sindikatës së punonjësve të saj se do të nisin grevë nëse rrogat e tyre nuk ngritën, njëjte siç u janë ngritur punonjësve të KEK-ut.

“Konsiderojmë që rroga mesatare në KEDS në vlerë prej 560 eurove, është shumë më e lartë se rroga mesatare në Kosovë…ndonëse për të qenë të drejtë në llogaritje nuk kemi përfshirë rrogat e nivelit të menaxhmentit”, sqarohet KEDS përmes një komunikate për media.

Bashkim Bellaqa, Drejtor për Statistika Sociale në Agjencinë e Statistikave të Kosovës i ka thënë Radios Evropa e Lirë në fillim të këtij muaji se në bazë “të dhënave te muajit Qershor, 2014 paga neto mesatare në Kosovë për sektorin publik është: 441 euro”.

Kërkesa e Sindikatës së KEDS-it për rritje rrogash është bërë pasi KEK-u iu ka rritur rrogat punonjësve të saj.

Mirëpo, KEDS thotë se e ka edhe një arsye tjetër pse e kundërshton kërcënimin e sindikatës për grevë. Kompania për furnizimin me energji elektrike insiston në respektimin e ligjit në Kosovë duke thënë që të gjitha procedurat ligjore duhet respektuar dhe duke insistuar në ndërmjetësim, ashtu siç është e paraparë me ligj. Përveç tjerash, në rast të organizimit të grevës për kohë më të gjatë, qytetarët do të mbesin pa shërbime në sektor jetik, siç ata e quajnë.

Portali Telegrafi, 20.10.2014