Publisher is the useful and powerful WordPress Newspaper , Magazine and Blog theme with great attention to details, incredible features...

Energjia e së ardhmes, ‘Lockheed Martin’

“Lockheed Martin”, kompania amerikane e famshme për prodhimet e saj në fushën inxhinierike dhe atë ushtarake njoftoi një projekt ambicioz për zhvillimin e energjisë alternative duke shfrytëzuar fuzionin nuklear.

“Mund të bëjmë vërtet diferencën në këtë fushë”, deklaroi përgjegjësi i projektit, John McGuire.

Bëhet fjalë për ndërtimin e reaktorëve të gjeneratës së ardhshme, shumë herë më të vegjël në përmasa se sa reaktorët tradicionalë, por edhe më efektivë. Projekti pilot parashikon ndërimin e një reaktori 2 metra të lartë dhe 3 metra të gjatë, përmasa 10 herë më të vogla se reaktorët e deritanishëm dhe në gjendje të prodhojë 100 megavat energji.

Por të mos nxitohemi, gjithcka është ende në fazën e projektit. Ndërtimi i reaktorit të parë të këtij lloji dhe ndërmarrja e testeve pritet të përfundojë brenda një viti, për pesë vjet do të vihet në punë një prototip dhe brenda një dekade shpërndarja e reaktorëve për qëllime komerciale, por edhe për të siguruar më shumë energji dhe më pak ndotje për planetin.

Gjatë prezantimit, “Lockheed Martin” që është edhe kompania që furnizon me armë ushtrinë e Shteteve të Bashkuara ftoi kompani të tjera t’i bashkangjiten projektit, përvec ndihmës financiare që pritet të marrë nga qeveria amerikane.

Top Channel, 16.10.2014