Publisher is the useful and powerful WordPress Newspaper , Magazine and Blog theme with great attention to details, incredible features...

Azerbaixhan, partneritet në naftë dhe gaz

Kryetari i Kuvendit, z. Ilir Meta, nisi sot vizitën zyrtare në Azerbajxhan me një pritje të veçantë nga Presidenti i Republikës së Azerbajxhanit, z. Ilham Aliyev.

Presidenti i Azerbajxhanit, z. Ilham Ailyev, i uroi mirëseardhjen Kryetarit të Kuvendit, z. Ilir Meta duke konfirmuar rëndësinë që Azerbajxhani i kushton forcimit të marrëdhënieve me Shqipërinë veçanërisht në kuadër të projektit TAP i cili do të hapë mundësi të mëdha bashkëpunimi mes dy vendeve.

Kryetari i Kuvendit, z. Ilir Meta u shpreh se Azerbajxhani përfaqëson një partner të rëndësishëm për Shqipërinë dhe në këtë kuadër, “duke vlerësuar ndjenjat miqësore mes dy popujve, ne dëshirojmë forcimin e marrëdhënieve tona politike dhe ekonomike”.

Z. Meta u shpreh se duhet punuar konkretisht për kompletimin e marrëveshjeve të nënshkruara mes dy vendeve për të forcuar partneritetin bilateral, kryesisht në fushat e naftës dhe gazit, arsimit dhe turizmit. Në këtë drejtim, z. Meta theksoi se Shqipëria i mirëpret investimet dhe ekspertizën e gjerë azere, duke e konsideruar Shqipërinë si një portë hyrëse për të gjithë rajonin.

Duke biseduar mbi ecurinë e projektit strategjik TAP, Kryetari i Kuvendit Meta dhe Presidenti Aliyev ranë dakord për rritjen e bashkëpunimit me qëllim hartimin e një Masterplani për gazifikimin e plotë të Shqipërisë duke përfituar nga eksperienca azere në fushën e naftës dhe gazit. Në këtë kuadër, u nënvizua rëndësia e intensifikimit të shkëmbimeve arsimore me synim përfitimin e ekspertizës azere në fushën e naftës dhe gazit përmes përgatitjes dhe trajnimit të specialistëve dhe inxhinierëve shqiptare.

Në përfundim, Kryetari Meta dhe Presidenti Aliyev ndanë bindjen e përbashkët se bashkëpunimi substancial që ka nisur mes Shqipërisë dhe Azerbajxhanit duhet ngritur në një nivel më intensiv shkëmbimesh politike, tregtare, ekonomike e arsimore mes dy vendeve mike. Në këtë kuadër, Presidenti Aliyev konfirmoi dëshirën për realizimin e një vizite sa më të shpejtë në Shqipëri.

Gjatë vizitës zyrtare në Azerbajxhan, Kryetari i Kuvendit, z. Ilir Meta shoqërohet prej deputetëve, z. Luan Rama, Kryetari i Grupit Parlamentar të Miqësisë Shqipëri-Azerbajxhan dhe z. Ben Blushi, Anëtar i Komisionit të Jashtëm.

energjia.al 20.10.2014