Publisher is the useful and powerful WordPress Newspaper , Magazine and Blog theme with great attention to details, incredible features...

Ulje 30 % e naftës në tregun botëror

Çmimi i naftës në tregun botëror ka shënuar një rënie të fortë duke arritur nga 115 dollarë për fuçi amerikan gjatë verës në 80 dollarë fundjavën e kaluar. Por kjo rënie prej 30 për qind në tregun botëror nuk është reflektuar në tregun shqiptar të karburanteve.

Vetëm sot kompanitë kryesore të tregtimit të karburanteve kanë bërë një ulje të lehtë me 3-4 lekë për litër i cili kishte mbetur në nivelin mesatar të 185 lekëve për naftën D2 dhe 190 lekë. Në çmimet e pikave të karburantit dje një litër naftë është tregtuar 182 lekë dhe benzina 185 duke reflektuar një rënie me 3-4 lekë për litër ose vetëm 1.6 për qind.

Tregu i karburanteve ka qenë shpesh herë objekt i debateve publike dhe ankesave të shumta të shoqatave të biznesit pasi nuk reflekton rënien e çmimeve në tregun ndërkombëtar por vetëm rritjet. Githahstu sipas një studimi të qendrës gjermane GIZ Shqipëria ka çmimet ndër më të lartat në rajon për naftën dhe benzinën.

Aktualisht Autioriteti i Konkurrencës në bazë të vendimit nr. 315, datë 13.05.2014 po zhvillon procedurat e hetimit të thelluar në tregun e importit, prodhimit dhe shitjes me shumicë të karburanteve.

Sipas vendimit “ndërmarrjet Kastrati SHA, Kastpetrol SHA, Europetrol Durrës SHA, Porto Romano Oil SHA, Bolv Oil SHA, Genklaudis SHA, Everest Oil SHA, Taçi Oil SHA dhe Armo SHA, mund të kenë zbatuar sjellje anti-konkurruese, bazuar në nenin 4 të Ligjit 9121, datë 28.07.2013 “Për mbrojtjen e konkurrencës” ( i ndryshuar) nëpërmjet caktimit, në mënyrë të drejtpërdrejtë ose të tërthortë të çmimeve të shitjes ose nenit 9 të Ligjit nëpërmjet vendosjes në mënyrë të drejtpërdrejtë ose të tërthortë të çmimeve të padrejta të shitjes për karburantet për mjetet rrugore, naftë dhe benzinë”.

Revista Monitor, 20.10.2014