Publisher is the useful and powerful WordPress Newspaper , Magazine and Blog theme with great attention to details, incredible features...

Lazarati paguan energjinë për shtatorin

Ndër akuzat që kanë shoqëruar fshatin e Lazaratit, ka qenë edhe ajo e mospagimit të energjisë elektrike. Sipas ministrit Damian Gjiknuri, në fshatin ku nuk hynte askush, tashmë vilen faturat e energjisë elektrike. Vetëm për muajin shtator, mbledhja e faturave ka arritur vlerën e 15 milionë lekëve. Nga foltorja e parlamentit, u bë me dije se OSHEE do të kontrollohet përsa i përket performancës që nga nivelet drejtuese deri tek faturisti dhe më pas tek konsumatori. Konsumatorët do të kontrollohen se çfarë sasie marrin dhe si e përdorin. Masa konkrete për 2014-ën rezulton se kanë qenë 406 raste, ku është kërkuar edhe bashkëpunimi me policinë e shtetit. Humbjet për shtatorin kane qenë 10.9 për qind.

Gazeta Shekulli, 18.10.2014