Publisher is the useful and powerful WordPress Newspaper , Magazine and Blog theme with great attention to details, incredible features...

Konkurrenca heton tregun e energjisë

Ofertat e shoqërive tregtarë që i kanë shitur energjinë elektrike Cez(sot OSHE) janë me diferenca të pëpërfillshme 5 cent dhe ka koordinim për sasitë e ofertuara dhe se skualifikimi i ofertave me çmime konkurruese ka sjellë humbje për OSHEE-në, buxhetin e shtetit dhe për konsumatorin përfundimtar.

Kjo është ankesa e që ka çuar Komisionin e Autoritetit të Konkurrencës në hapjen e hetimit në tregun e energjisë elektrike. Autoriteti e ka publikuar vetëm sot vendimin nr. 326, datë 08.09.2014 “Për hapjen e procedurës së hetimit paraprak në tregun e tregëtimit të energjisë elektrike për mbulimin e humbjeve në sistemin e shpërndarjes”.

Sipas vendimit pranë Autoritetit të Konkurrencës është depozituar një ankesë me lëndë “ankim mbi marrëveshjet/praktikat e ndaluara në tenderin e blerjes së energjisë elektrike nga OSHEE SHA për periudhën Janar – Korrik 2014”, në lidhje me dyshime të besueshme mbi praktika të bashkërenduara/marrëveshje të ndaluara në tenderin e blerjes së energjisë elektrike nga ana e OSHEE SHA (ish-Cez Shpërndarje SHA) në dëm të konkurrencës së lirë dhe të vërtetë në treg”.

Ankimuesi në mënyrë të përmbledhur pretendon se “ofertat e paraqitura nga disa prej operatorëve janë të paarsyeshme dhe mbi çmimin e tregut dhe me diferenca të papërfillshme me njëri tjetrin, me 5 cent dhe ka koordinim për sasitë e ofertuara dhe se skualifikimi i ofertave me çmime konkurruese ka sjellë humbje për OSHEE-në, buxhetin e shtetit dhe për konsumatorin përfundimtar”.

Tregu i energjisë elektrike rregullohet me anë të Ligjit nr. 9072, datë 22.05.2003 “Për sektorin e energjisë elektrike”, i ndryshuar. Operatori i Shpërndarjes së Energjisë Elektrike SHA (ish-Cez Shpërndarje SH.A) në bazë të Modelit të Tregut të Energjisë Elektrike, është i vetmi operator që ka të drejtën ekskluzive të shpërndarjes dhe furnizuesit publik me pakicë të energjisë elektrike dhe detyrimin ligjor të sigurojë energjinë elektrike për mbulimin e humbjeve.

Segmenti i tregut të energjisë elektrike për blerjen e OSHEE-së për mbulimin e humbjeve sipas Modelit Të Tregut Të Energjisë Elektrike, miratuar me vendim të Këshillit të Ministrave me nr.338, datë 18.3.2004, është i vetmi segment i liberalizuar dhe ku mund të zhvillohet konkurrenca, pasi OSSHEE ka të drejtë të prokurojë energjinë nga operatorët e licensuar.

Komisioni i Konkurrencës ka hapur procedurën hetimore për të evidentuar kufizimet e mundshme të konkurrencës nga sjellja e pjesëmarrësve në procedurat e prokurimit të energjisë elektrike për mbulimin e humbjeve nga ana e OSHEE-së, që mund të sjellin pengimin, kufizimin dhe shtrembërimin e konkurrencës në treg, në kuptim të nenit 4 të Ligjit nr. 9121, datë 28.07.2003 “Për mbrojtjen e konkurrencës”. Periudha e hetimit do të jetë Janar – Shtator 2014 dhe duhet të përfundojë brenda periudhës 3 mujore.

Revista Monitor, 20.10.2014