Publisher is the useful and powerful WordPress Newspaper , Magazine and Blog theme with great attention to details, incredible features...

Hidhet në erë linja e tensionit të lartë

Një eksploziv i është vendosur sot linjës së tensionit të lartë në Shupenzë të rrethit të Dibrës.

Ende nuk dihen autorët, ndërkohë që policia ka mbërritur në vendin e ngjarjes dhe ka nisur hetimet për të zbuluar rrethanat. Me ndryshimet në Kodin e Ri penal, krime të tilla klasifikohen si akt terrorist.

Aktualisht po punohet për riparimin e dëmit në shtyllën e tensionit të lartë. Kjo nuk është hera e parë që shtyllave të tensionit u vendoset eksploziv. Në Dhjetor të 2013, shtyllës së tensionit në Milot iu vendos eksploziv.

Gazeta Shekulli, 20.10.2014