Publisher is the useful and powerful WordPress Newspaper , Magazine and Blog theme with great attention to details, incredible features...

MEI: Paketë ligjore për karburantet që ndotin ajrin

Monitorimi i cilësisë së ajrit për vitin 2014 ka përcaktuar si një ndër ndotësit kryesor cilësinë e karburanteve.

Në vlera më të mëdha ky element është konstatuar në kryeqytet duke ndikuar negativisht në shëndetin e qytetarëve.

Drejtori i politikave për hidrokarburet në Ministrinë e Industrisë dhe Energjisë, Dritan Spahiu paralajmëron se çdo kompani që abuzon do të përballet me forcën e ligjit. Aktualisht kjo ministri ka pezulluar 37 pika karburantesh dhe vijon monitorimet.

“Karburanti i importuar është tërësisht në përputhje me standardet e Bashkimit Europian. Pastaj nëse një nga pikat e karburanteve mund të abuzojë është një çështje që ndodhet nën kontrollin e Inspektoriatin Qendëror Teknik. Në këtë drejtim Ministria e Energjisë pezulloi 37 licenca para 2 javësh. Ky kontroll do të avzhdojë të jetë në monitorimin e Inspektoriatit qendëror teknik. Kështu që unë them që ajo pikë karburanti abuzon do të përballet me forcën e ligjit. Unë nuk mendoj se është nga karburanti ndotja, pasi siç ju thashë ne kemi tjetër standard me BE, dhe në cdo rast ato do të shikohen rast pas rasti.

Spahiu shpjegon se brenda këtij viti do të përfundoj një paketë e plotë ligjore për këtë çështje.

Ora News, 19.10.2014