Publisher is the useful and powerful WordPress Newspaper , Magazine and Blog theme with great attention to details, incredible features...

“Pranga edhe punonjësve të OSHEE”

Ministri i Energjisë Damian Gjiknuri është thirrur në interpelancë nga deputeti i LSI-së Vangjel Tavo, lidhur me ankesat e qytëtarëve për faturime fiktive nga punonjësit e OSHEE dhe ndërprerjet e energjisë në qarkun e Gjirokastrës.

Ministri Gjiknuri tha se qeveria është e vendosur të ndëshkojë ashpër, deri në arrestim, jo vetëm ata që vjedhin energjinë por edhe punonjësit e OSHEE që abuzojnë me detyrën.

“Ka shumë njerëz që abuzojnë edhe brenda shoqërisë dhe ndëshkimi duhet të vijë si ndaj abuzuesve edhe ndaj bashkëpunëtorëve brenda sistemit. Prandaj dje u arrestuan 2 punonjës të OSHEE”, deklaroi Gjiknuri.

Referuar faturimit aforfe, ministri i Energjisë tha se është një masë e domosdoshme në kushtet kur prej shumë vitesh në sistem nuk është kryer asnjë investim.

“Në mungesë të investimeve në vitet 2012-2013 u rrit konsumimi i energjisë nga konsumatorët që nuk kishin matësa dhe humbjet u rritën shumë. Kjo po e rrënonte kompaninë. Një nga gjërat e para që do të bëhet me projektin e Bankës Botërore do të jetë vendosja e matësave për të hequr faturimin aforfe”, tha Gjiknuri.

Ministri Gjiknuri tha se kalimi i 100% të aksioneve të OSHEE tek shteti shqiptar i hap rrugë investimeve, të cilat sipas tij do të rrisin sigurinë e furnizimit me energji.

Rreth 100 mln dollarë nga ndihma e Bankës Botërore për sistemin energjetik do të shkojë për sistemin e shpërndarjeve, një pjesë e të cilave do të investohet në sistemin e matjes.

Top Channel, 17.10.2014