Publisher is the useful and powerful WordPress Newspaper , Magazine and Blog theme with great attention to details, incredible features...

Rritje të investimeve të huaja në naftë

Standart&Poors njoftoi së fundi për kalimin e Shqipërisë nga vlerësimi Stabël në pozitivë mbështetur kryesisht në rritjen e angazhimeve të Shqipërisë në zbatimin e reformave dhe veçanërisht sistemin ligjor pasi Bashkimi Evropian i dha statusin e vendit kandidat në qershor të këtij viti.

Sipas raportit të plotë të Standart&Poors që zotëron “Monitor”, reformat do të ndihmojnë në zhbllokimin e potencialeve të rritjes ekonomike për Shqipërinë.

“Ne presim që rritja ekonomike të arrijë në 2 për qind në vitin 2014-pas një rënie deri në 0.4 % për 2013-mbështetur në rritjen e performancës së eksporteve dhe pagesës së borxheve të prapambetura nga ana e qeverisë”, shkruhet në raport.

Me ripërtëritjen e kërkesës së brendshme sipas vlerësimit rritja ekonomike e Shqipërisë do të jetë 3.9 % në vitet 2015-2017. Motorri kryesor i rritjes pritet të jetë eksporti, kryesisht i tekstileve së bashku me eksportin e mineraleve dhe naftës. Për më tepër vlerëson raporti, Standart&Poors parashikon rritje të investimeve, sidomos të atyre të huaja direkte që do forcojnë potencialin e eksporteve shqiptare.

Standart&Poors parashikon rritje domethënëse të fluksit të investimeve direkte, sidomos në industritë atraktive si p.sh mineralet dhe nafta dhe zbatimit të projektit Trans-Adriatik(TAP).

Revista Monitor, 17.10.2014