Publisher is the useful and powerful WordPress Newspaper , Magazine and Blog theme with great attention to details, incredible features...

Putin kërcënon me ‘tkurrje’ të gazit

Presidenti rus Vladimir Putin arriti në Milano mbrëmjen e kaluar për të mbajtur bisedime rreth paqes me udhëheqësit e Bashkimit Evropian, pasi kërcënoi të ndërpresë furnizimin e gazit natyror përmes Ukrainës nëse qeveria në Kiev ‘devijon’ karburantin për përdorim të brendshëm.

Pasi arriti më vonë në takim, duke qene se qëndroi për të marrë pjesë në një paradë ushtarake në Serbi, Putin u takua me kancelaren gjermane Angela Merkel pak para mesnatës, teksa ata u përgatitën për bisedime formale mbi Ukrainën planifikuar për sot në orën 08:00 të mëngjesit. Presidenti ukrainas Petro Poroshenko takoi gjithashtu Merkel si dhe kryeministrin Italian Matteo Renzi dhe presidentin e BE-së Herman van Rompuy.

Merkel dhe BE kanë fajësuar Putinin për nxitjen e krizës duke mbështetur rebelët pro-ruse me kesh, armë dhe luftëtarë që kur Rusia aneksoi gadishullin ukrainas Krime në mars. Putin, i cili shoqërohej nga shefi ekzekutiv i OAO Gazprom Alexey Miller, tha se ai është i shqetësuar se Ukraina mund të vjedhë gazin rus destinuar për tregjet evropiane.

‘Ka rreziqe të mëdha tranziti,’ tha dje në Beograd, Serbi, Putin, i cili mohon përfshirjen në konfliktin e Ukrainës. Nëse Rusia percepton se partnerët e saj ukrainas ‘po fillojnë të vënë dorë në gazin tonë nga rrjeti i tubacionit të eksportit, ne do të përgjigjemi duke reduktuar transportin në sasinë e vjedhur.’

Revista Monitor, 17.10.2014