Publisher is the useful and powerful WordPress Newspaper , Magazine and Blog theme with great attention to details, incredible features...

Putin: Të zhbllokohet ‘South Stream’

Është e rëndësishme të ‘zhbllokojmë’ situatën rreth tubacionit të gazit South Stream që do të prodhojë një kontribut të rëndësishëm për sigurinë energjetike të Evropës, tha Vladimir Putin të mërkurën në një intervistë me gazetën serbe Politika.

‘Unë kam besim se ky projekt do të kontribuojë në mënyrë të konsiderueshme për sigurinë gjithëpërfshirëse energjetike të Evropës,’ tha ai. ‘Gjithkush do të ketë benefite prej tij – Rusia dhe konsumatorët evropianë duke përfshirë gjithashtu edhe Serbinë.

Problemi i tranzitit të gazit përmes Ukrainës mbetet ende i pazgjidhur dhe përbën një alternativë të qartë në diversifikimin e rrugëve të furnizimit me gaz, tha Putin.

Ai theksoi se Rusia është e gatshme të ‘vazhdojnë bisedimet konstruktive mbi ato subjekte’.

Gjithashtu Putin shpreson që Komisioni Evropian (KE) do ta zgjidhe së shpejti çështjen e përdorimit të tubacionit të gazit OPAL me kapacitet të plotë.

Projekti i tubacionit të gazit South Stream pritet të sjellë investime të reja në Serbi dhe të rrisë sigurinë e saj të energjisë, beson presidenti rus Vladimir Putin.

Deklaroi në një intervistë me të përditshmen serbe Politika, në prag të vizitës së tij zyrtare në Beograd.

South Stream është një projekt global infrastrukturor drejtuar nga prodhuesi më i mash i Rusisë dhe eksportuesi i gazit natyror, OAO Gazprom. Tubacioni që është i destinuar të ketë një kapacitet prodhimi prej 63 miliardë metra kub / bcm / do të shtrihet përgjatë shtratit të Detit të Zi për të arritur vendet e Europës Qendrore dhe Jugore.

Pjesa e tij e sipërfaqes së tokës do të përshkojë territoret e Bullgarisë, Serbisë, Hungarisë, Sllovenisë dhe Austrisë.

Në vjeshtën e vitit 2013, Komisioni Evropian filloi atë që e quajti një hetim anti-monopol që synonte South Stream, i cili u diskutua se ishte në kundërshtim me normat e ‘paketës së tretë të energjisë ‘ së BE-së.

Revista Monitor, 16.10.2014