Publisher is the useful and powerful WordPress Newspaper , Magazine and Blog theme with great attention to details, incredible features...

KEK nuk merr subvencion nga qeveria

Kërkesa e Korporatës Energjetike të Kosovës (KEK) për mbështetje financiare nga qeveria mësohet se nuk është pranuar. Qeveria e Kosovës beson që KEK-u mund t’i mbulojë vetë shpenzimet prej 6.3 milionë eurove, të cilat duheshin për mbulimin e pagave të punonjësve.

“Qeveria e Kosovës konsideron se kërkesa për mbështetje financiare nga ana e KEK-ut nuk është çështje me urgjencë, andaj përgjigje për këtë kërkesë do t’u jepet në kohën e duhur”, thuhet në përgjigjen e Zyrës për Informim të MZHE-së, e cila është udhëheqëse e Komisionit Ndërministror për Ndërmarrjet Publike.

“Konsiderojmë se tani ka ndryshime në sektorin e energjisë elektrike, Qeveria e Kosovës beson se mbase KEK-u do të jetë në gjendje që vetë t’i mbulojë ato shpenzime”, thuhet në përgjigjen e MZHE-së.

Revista Monitor, 16.10.2014