Publisher is the useful and powerful WordPress Newspaper , Magazine and Blog theme with great attention to details, incredible features...

OSHEE raporton për arkëtimet dhe humbjet

Deklaratë e Operatorit të Shpërndarjes së Energjisë Elektrike:

Operatori i Shperndarjes se Energjise Elektrike, OSHEE, ne permbushje te misionit dhe angazhimeve te marra eshte perqendruar ne keto prioritete:

Garantimin e furnizimit te vazhdueshem me energji elektrike te konsumatoreve; Permiresimin e treguesve te menaxhimit; Reduktimin e humbjeve dhe rritjen e nivelit te arketimeve; Reduktimin e kostove te shoqerise; si dhe bashkepunimin me institucionet financiare nderkombetare per te garantuar mbeshtetje qofte financiare ashtu edhe konsultative ne lidhje me investimet dhe permiresimin e sistemit energjetik.

Ne kete kontekst Operatori I Shperndarjes se Energjise Elektrike arriti te ule nivelin e humbjeve ne rrjet deri ne 31.7 % per muajin shtator 2014, duke e permiresuar kete tregues me 3.4 % krahasuar me shtatorin e 2013-es.

Gjithashtu, Operatori i Shperndarjes se Energjise Elektrike per kete muaj ka nje nivel arketimi prej 45 miliard leke te reja ose rreth 41 milione dollare. Qe do te thote se kemi rritur me 35.7% nivelin e arketimeve per kete muaj krahasuar me te njejten periudhe te nje viti me pare. Ndersa kemi permiresuar me mbi 20% nivelin e arketimeve qe prej Dhjetorit 2013 e deri ne Shtator 2014.

Keto jane rezultate rekord qe nuk jane shenuar prej vitesh ne kete kompani, si gjate drejtimit cek ashtu edhe gjate administrimit te meparshem shteteror.

Grafiket me te dhenat e nivelit te humbjeve dhe arketimeve vertetojne permiresimin e ndjeshem dhe progresiv te te gjithe treguesve, qe faktojne rezultatet e nje pune plot perkushtim, si nga stafi drejtues ashtu edhe ne terren nga punonjesit e OSHEE-se.

Keto shifra jane fakte qe rrezojne cdo spekullim dashakeq dhe te qellimshem mbi rezultatet e arritura deri tani nga Operatori i Shperndarjes se Energjise Elektrike.

Operatori i Shperndarjes se Energjise Elektrike ka te gjithe vullnetin dhe forcen qe i jep ligji per t’u perballur me cdo abuzues qe vjedh energji elektrike apo qe refuzon te paguaje faturat.

Aksionet per prerjen e lidhjeve te paligjshme qe synojne t’i japin fund kesaj grabitje, si dhe penalizimi i debitoreve nuk do te ndalen per asnje dite.

Vetem gjate muajit shtator, nga nderhyrjet e grupeve te punes ne terren ne te gjithe vendin jane kryer rreth 75.800 prerje lidhjesh te paligjshme.

energjia.al 14.10.2014