Publisher is the useful and powerful WordPress Newspaper , Magazine and Blog theme with great attention to details, incredible features...

Rajoni mblidhet në Athinë për naftën

Në Athinë po zhvillohet samiti i tretë ballkanik i naftës dhe gazit për vendet e Adriatikut. Në konferencë marrin pjesë kompani të pranishme në tregjet e hidrokarbuereve, por edhe ato që shfaqin interes për të investuart e që janë nga Greqia, Shqipërisë, Malit të Zi, Kroacisë, Serbisë, Bosnjë – Hercegovinës, Bullgarisë, Sllovenisë, Italisë dhe Rumanisë.

Samiti synon të njohë pjesëmarrësit me kuadrin legjislativ dhe rregullator fiskal në lidhje me kërkimin dhe prodhimin hidrokarbur, si dhe projektet aktuale dhe të planifikuara për të ardhmen në këtë sektor.

Në samit Shqipëria përfaqësohet nga zyrtarë nga Ministria e Energjisë dhe Industrisë, si z.Dorian Duçka dhe z.Dritan Spahiu. Drejtori Ekzekutiv i AKBN-së Dael Dervishi në diskutimin e tij me temë “Lehtësirat që ofron legjislacioni shqiptar për kërkimin dhe zhvillimin e hidrokarbureve” i njohu pjesëmarrësit me situatën aktuale të kërkimit dhe shfrytëzimit të hidrokarbureve, tiparet kryesore të territorit shqiptar në lidhje me këtë sektor, historikun e licencimit, si dhe kudrin ligjor shqiptar për kërkimin dhe zhvillimin.

Revista Monitor, 03.10.2014