Publisher is the useful and powerful WordPress Newspaper , Magazine and Blog theme with great attention to details, incredible features...

Kosova, tarifat më të ulëta për energjinë

Kosova ka tarifat më të ulëta në rajon për energjinë. Zëdhënësja e ZRRE-së, Adelina Murtezaj – Bajrami thotë se kur bëhet fjalë për nivelin e tarifave të energjisë elektrike me pakicë për konsumatorët shtëpiakë në vendet e rajonit dhe më gjerë, mund të shihet qartë se tarifa mesatare e Kosovës është më e ulëta, ku arrin në vetëm 5.16 euro për 1 kilovat energji elektrike për vitin 2013. Shifër kjo, që edhe sivjet është përafërsisht e njëjtë. Sipas saj, pas Kosovës vjen Shqipëria me 6.20 euro për 1 kilovat, pastaj vjen në radhë Bosnja me 6.5 euro për 1 kilovat, Maqedonia me 7.0 euro për 1 kilovat, si dhe Mali i Zi me 8.6 euro për një kilovat, etj. Ndërkaq për Serbinë nuk ka të dhëna. “Tarifa mesatare për bizneset në Kosovë për vitin 2013 është 7.52 euro për 1 kilovat energji elektrike, e përcjellë nga Mali i Zi me 7.8 euro për 1 kilovat për energji elektrike, nga Shqipëria me 8.4 euro për 1 kilovat për energji elektrike etj. Edhe në këtë kategori konsumatorësh mungojnë të dhënat zyrtare për Serbinë”, tha zëdhënësja e ZRRE-së.

Revista Monitor, 04.10.2014