Publisher is the useful and powerful WordPress Newspaper , Magazine and Blog theme with great attention to details, incredible features...

Hiqet rimbursimi për biokarburantet

Deklaratë për shtyp e Ministrit të Zhvillimit Ekonomik, Tregtisë dhe Sipërmarrjes z. Arben Ahmetaj, pas përfundimit të mbledhjes së Këshillit të Ministrave:

Në të njëjtën frymë Qeveria është e angazhuar për t’i dhënë një mbështetje të drejtë, transparente dhe të fuqishme energjisë së gjelbër. Në këtë kuadër, duke studiuar të gjitha ato masa apo edhe pseudo – masa në të kaluarën, për mbështetje apo pseudo-mbështetje të energjisë së gjelbër, Qeveria, sot, bën një korrigjim të rëndësishëm në regjimin fiskal të biodiezel-it.

Në studimet që ne kemi bërë së bashku me partnerët ndërkombëtarë, regjimi fiskal aktual jo vetëm që nuk e ka promovuar energjinë e gjelbër, por ka shërbyer si një gropë e zezë për buxhetin e shtetit dhe ka shërbyer gjithashtu si praktikë korruptive në vite dhe vite rresht.

Jemi të bindur se korrigjimi i kësaj mase, për sa i përket biodizel-it, do të sjellë konkurrencën e ndershme dhe mbi të gjitha, do të sjellë një mbështetje reale për energjinë e gjelbër dhe prodhimin vendas të energjisë së gjelbër. Korrigjimi i masës e bën Qeverinë të fillojë të mendojë që sot për ta realizuar sa më shpejt një mbështetje transparente, efektive, të drejtpërdrejtë që të ketë mundësi të zbatojë ato norma të kërkuara nga BE-ja, qoftë për vitet që kanë kaluar, në fakt, për atë që nuk e kemi arritur dhe për atë që kërkojmë të arrimë në vitet në vijim.

E theksoj, korrigjimi i regjimi fiskal është hapi i parë drejt mbështetjes reale të energjisë së gjelbër.

Faleminderit!

*******************

PROJEKTLIGJ PËR NJË NDRYSHIM NË LIGJIN NR.9876, DATË 14.2.2008, “PËR PRODHIMIN, TRANSPORTIMIN DHE TREGTIMIN E BIOKARBURANTEVE DHE TË LËNDËVE TË TJERA DJEGËSE, TË RINOVUESHME, PËR TRANSPORT”, TË NDRYSHUAR

Në mbështetje të neneve 78, 83, pika 1, dhe 155, të Kushtetutës, me propozimin e Këshillit të Ministrave, Kuvendi i Republikës së Shqipërisë

VENDOSI:

Neni 1

Neni 10 “Regjimi tatimor”, i ligjit nr.9876, datë 14.2.2008, “Për prodhimin, transportimin dhe tregtimin e biokarburanteve dhe të lëndëve të tjera djegëse, të rinovueshme, për transport”, të ndryshuar, shfuqizohet.

Neni 2

Ky ligj hyn në fuqi 15 ditë pas botimit në “Fletoren zyrtare”.

KRYETARI ILIR META

energjia.al 02.10.2014