Publisher is the useful and powerful WordPress Newspaper , Magazine and Blog theme with great attention to details, incredible features...

Energjia, reforma të pazbatuara prej vitesh

Shqipëria nuk ka arritur të realizojë reformat e vendosura nga Komuniteti i Energjisë që nga viti 2007.

Ligji për sektorin e energjisë elektrike, ligji për energjinë e rinovueshme dhe ai për eficiencën energjetike kanë mbetur në letër dhe nuk kanë mbërritur kurrë në dyert e Kuvendit të Shqipërisë që të diskutohen me palët e interesit. Dhe nuk mbaron me kaq, pasi liberalizimi i pjesshëm i tregut që do të realizohej me miratimin dhe funksionimin e këtyre ligjeve ka qenë prioritet i vendosur i qeverive shqiptare në paketën e dytë energjetike.

Paketa e tretë energjetike duhet të hyjë në fuqi në vitin 2015 dhe Shqipëria është ende shumë pas. “Detyra jonë nuk është që të detyrojmë qeverinë, por të këshillojmë dhe të mundësojmë që vende si Shqipëria të bëhen pjesë e tregut energjetik europian. Duhet të kuptoni se, tregu europian funksionon mbi disa rregulla dhe është fitimprurës, në radhë të parë për shoqërinë. Paketa e dytë energjetike edhe sikur të miratohet sot nga Kuvendi i Shqipërisë, nuk mund të zbatohet menjëherë në terren.

E njëjta gjë vlen edhe për paketën e tretë, ne nuk presim që zbatimi i saj të nisë me fillimin e vitit të ri”, tha Kopac. Prioritete të paketës së tretë energjetike dhe që sekretariati i komunitetit të energjisë ka kërkuar zbatim të përshpejtuar nga ana e qeverisë janë: një strukturë e re e tregut energjetik në vend, realizimi i reformës energjetike, ulja e humbjeve në rrjet dhe rritja e arkëtimeve, rregullimi i çmimit të energjisë, futja në sistem e operatorëve të tjerë si edhe përcaktimi i qartë i klientëve të cënueshëm.

Scan TV, 01.10.2014