Publisher is the useful and powerful WordPress Newspaper , Magazine and Blog theme with great attention to details, incredible features...

AKBN merr pjesë në Samitin e naftës dhe gazit

Në datat 1-3 Tetor 2014 po zhvillohet në Athinë, Greqi, samiti i 3-të ballkanik i naftës dhe gazit në vendet e Adriatikut. Konferenca bashkoi ne këtë event grupet e interesit të tanishëm dhe të ardhshëm në fushën e naftës dhe gazit të Greqisë, Shqipërisë, Malit të Zi, Kroacisë, Serbisë, Bosnjë dhe Hercegovinës, Bullgarisë, Sllovenisë, Italisë dhe Rumanisë.

Samiti synon të njohë pjesëmarrësit me kuadrin legjislativ dhe rregullator fiskal në lidhje me kërkimin dhe prodhimin hidrokarbur, si dhe projektet aktuale dhe të planifikuara për të ardhmen në këtë sektor.

Në samit Shqipëria u përfaqësua nga një delegacion me përfaqësues nga MEI dhe AKBN. Morën pjesë gjithashtu përfaqësues të tjerë të grupeve të interesit.

Z. Dael Dervishi, Drejtor Ekzekutiv i AKBN mbajti një prezantim me temë “Lehtësirat që ofron legjislacioni shqiptar për kërkimin dhe zhvillimin e hidrokarbureve”. Në prezantim Z. Dervishi i njohu pjesëmarrësit me situatën aktuale të kërkimit dhe shfrytëzimit të hidrokarbureve, tiparet kryesore të territorit shqiptar në lidhje me këtë sektor, historikun e liçensimit, si dhe kudrin ligjor shqiptar për kërkimin dhe zhvillimin

energjia.al 02.10.2014