Publisher is the useful and powerful WordPress Newspaper , Magazine and Blog theme with great attention to details, incredible features...

Nafta e vendit sërish në treg

Prej disa ditësh në pikat e furnizimit me karburant të ofrohet një naftë vendi(Ballshi) me çmim rreth 10 lekë më të lirë se nafta e importit e klasifikuar D2. Me shënimin “e re” disa nga pikat e karburantit ta ofrojnë naftën në çmimin 178 lekë duke të sqaruar se është naftë vendi ndërkohë që çmimi i naftës së importit është rreth 188-190 lekë.

Deri javën e kaluar në të gjitha pikat e tregtimit të karburanteve kishte vetëm një cilësi dhe një çmim për naftën diesel të klasifikuar si D1 me përmbajtje squfuqi më pak se 10 ppm. Për naftën e tregtuar me çmim të diferencuar nuk shkruhet nëse është D1 apo D2 por thjesht që është prodhim vendi dhe kuptohet me më shumë sasi squfuri se nafta e importit.

Me një vendim të qeverisë pikërisht VKM Nr 52, 11 14.01.2009, nafta D2 për periudhën janar – gusht 2009, mund të prodhohej dhe tregtohej në këtë nivel vetëm nga ana e rafinerisë “ARMO” SHA.

Sipas vendimit nga muaji shtator 2009 në Shqipëri nuk duhet të tregtohej më nafta e kategorisë D2 dhe për këtë arsye mbetet detyrë e organeve fiskale dhe Inspektoriatit Qëndror Teknik verifikimi nëse nafta e tregtuar me çmim të diferencuar plotëson kriteret ligjore dhe nënligjore për përmbajtjen e squfurit.

Revista Monitor, 01.10.2014