Publisher is the useful and powerful WordPress Newspaper , Magazine and Blog theme with great attention to details, incredible features...

Nafta bie me 13%

Nafta Brent e Londrës e mbylli muajin Shtator dhe tremujorin e tretë të këtij viti pranë 97 dollarëve për fuçi dhe publikoi humbjet më të mëdha tremujore në më tepër se 2 vjet.

Arsyeja kryesore e këtyre humbjeve është furnizimi i tepërt në rang global, që ka kompensuar edhe rënien e prodhimit nga Iraku dhe Siria për shkak të konflikteve në këto vende. Në mesin e muajit Qershor të këtij viti, nafta Brent e Londrës tregtohej pranë 115.7 dollarëve për fuçi, që ishte edhe niveli më i lartë për këtë vit. Vetëm në tremujorin e tretë, nafta europiane ka rënë me 13%, humbjet më të mëdha që nga periudha Prill-Qershor e vitit 2012. Ndërsa gjatë Shtatorit ky benchmark ka humbur 6% të vlerës.

Por, çudia më e madhe vazhdon të ndodhë me çmimet në tregun shqiptar të naftës, që janë më të lartëa krahasuar edhe me vendet e rajonit. Pavarësisht se nafta Brent e Londrës, që merret si çmim reference nga tregtarët në Shqipëri, ka shënuar rënie tremujore me 13% në Shqipëri reflektimi është i papërfillshëm. Mesatarisht, një litër naftë, në tregun e brendshëm, tregtohet me 188 lekë. Shpesh verë tregtarët janë arsyetuar me faktin se me ligj janë të detyruar të mbajnë rezerva për tre muaj dhe reflektimi bëhet pas kësaj periudhë. Por, kjo rënie në tregun ndërkombëtar është tremujore dhe të shpresojmë që efekti do të transmetohet së shpejti.

Për tu rikthyer sërish në zhvillimet ndërkombëtare, analistët mendojnë se tendenca do të vazhdojë të jetë në rënie, pavarësisht konflikteve në Lindjen e Mesme. Aktiviteti në fabrikat kineze ka treguar shenja stabilizimi gjatë Shtatorit për shkak të rritjes së eksporteve. Ndikimi kryesor në rënien e çmimeve të naftës, pritet të vijë nga Shtetet e Bashkuara ku prodhimi i brendshëm është rritur në nivelin më të lartë në disa dekada, ndërsa rritja e vlerës së dollarit amerikan pritet të shtojë presionin mbi këtë produkt.

Scan TV, 01.10.2014