Publisher is the useful and powerful WordPress Newspaper , Magazine and Blog theme with great attention to details, incredible features...

Merkel: Rishikim varësisë energjetike

Kancelarja gjermane Angela Merkel, ka pohuar se në momentet aktuale janë të shumta arsyet për të vazhduar partneritetin energjetik të Bashkimit Evropian me Rusinë, por ky fakt mund të ndryshojë vetëm nëse Moska vazhdon të shkelë parimet bazë.

Gjatë një konference për shtyp në Berlin me kryeministrin finlandez, Alexander Stubb, Merkel tha: “Në terma të mesme ose afatgjata, do të ishte tepër e nevojshme të rikonsiderohej partneriteti energjetik me Rusinë. Nuk është objektivi ynë të ndërpresim tërësisht varësinë tonë. Bashkëpunimi në sektorin energjetik është në interes të përbashkët mes BE-së dhe Rusisë. ”

Kancelarja pohoi se ka arsye të mjaftueshme për ta vazhduar këtë partneritet me Rusinë, duke vënë në dukje faktin se vendet e ndryshme të Bashkimit Evropian kanë nivele të ndryshme varësie nga furnizimi me gazin natyror të Rusisë.

Duke iu referuar respektimit të sovranitetit kombëtar, Merkel theksoi: “ Është më se e natyrshme që ne të rimendojmë në lidhje me ndryshimet e mundshme në terma afatgjatë dhe afatmesëm, për sa kohë politikat e energjisë do të vazhdojnë, nëse vijohet me të njëjtën situatë të shkeljes së parimeve bazë.”

Gjithashtu pohon se është tepër e rëndësishme të ruhet presioni ndaj Rusisë, dhe se Gjermania dhe Finlanda janë tërësisht dakord me këtë.

Gazeta Shekulli, 30.09.2014