Publisher is the useful and powerful WordPress Newspaper , Magazine and Blog theme with great attention to details, incredible features...

Kosova nis sanksionet ndaj Gazpromit

Kosova ka nisur të vërë në jetë planin e saj për t’i vendosur sanksione Rusisë si shkaktare e krizës në Ukrainë.

E përditshmja kosovare “Koha Ditore”, shkruan në faqen e saj online se qeveria ka përpiluar një listë me emrat e 46 kompanive, entiteteve dhe zyrtarëve rusë që do të përballen me sanksionet.

Disa ministra të qeverisë ruse dhe një ndihmës i presidentit Putin do të përballen gjithashtu me këto penalizime. Nuk do të kursehen edhe korporata ndërkombëtare, si “Gazprom”-i dhe “Kalashnikov Concern”.

Në listë gjenden institucione financiare, shoqëri që operojnë në sektorin e energjisë, shoqëri tregtare që ofrojnë shërbime në kërkime nënujore në fushën e energjisë, shoqëri me veprimtari në fushën e transaksioneve financiare, autoritete të vetëshpallura në Ukrainë, ndërmarrje dhe individë.

Kur qeveria “Thaçi” e bëri publike këtë nismë dy javë më parë, ajo u ironizua nga deputetë të Parlamentit rus.

Ky vendim forcon bindjen se Kosova mbështet Bashkimin Evropian dhe Shtetet e Bashkuara Amerikane, të cilat prej muajsh vazhdojnë të godasin një pjesë të mirë të kapitalit rus.

Gazeta Shekulli, 01.10.2014