Publisher is the useful and powerful WordPress Newspaper , Magazine and Blog theme with great attention to details, incredible features...

Arrestohet në flagrancë duke vjedhur energjinë

Operatori i Shperndarjes se Energjise Elektrike, OSHEE, njofton se Njesia Tirana 3 ne zbatim te planit te punes per te ndaluar vjedhjen e energjise elektrike ne zonen qe mbulon, realizoi 523 prerje individuale lidhjesh te paligjshme te abonenteve private dhe familjare. Nga bashkepunimi me policine e komisariatit nr 6 u be edhe nderprerja e energjise elektrike per 4 abonente private, te cileve iu be shkeputja ne linjen e Tensionit te Mesem, pasi here pas here kane kundershtuar me force dhe kercenime punonjesit e OSHEE-se te kesaj njesie, ne zonen e fshatit Zall- Herr.

Po sot ne bashkepunim me forcat e policise se Komisariatit Nr.2 ne kryeqytet u be arrestimi ne flagrance i shtetasit Altin Hasan Kurdina. Ky person u kap ne flagrance duke rilidhur energjine elektrike ne menyre te paligjshme. Ngjarja ndodhi ne zonen Sauk i vjeter. Kurdina u ndalua ne kushtet e flagrances nga nje patrulle e policise se komisariatit nr. 1 si dhe punonjesit e OSHEE-se ne kete zone.

Operatori i Shperndarjes se Energjise Elektrike deklaron se do te vazhdoje me intensitet dhe pa nderprerje aksionet per t’i dhene fund abuzimit, vjedhjes dhe shmangies nga detyrimi I pageses se faturave te energjise elektrike. OSHEE thekson se te gjithe ata persona qe tentojne t’i shmangen detyrimeve duke vjedhur energjine elektrike se do te perballen me ligjin.

energjia.al 01.10.2014