Publisher is the useful and powerful WordPress Newspaper , Magazine and Blog theme with great attention to details, incredible features...

Si do liberalizohet tregu i energjisë elektrike

Ministria e Industrisë dhe Energjetikës sapo ka hapur diskutimet për njërin nga disa dokumentat e rëndësishëm që pritet të miratohen mundësisht para 1 janarit 2015 siç është projektligji “Për energjinë elektrike”.

Projektligji “Për energjinë elektrike” pritet të ketë efekte reale në tregun e energjisë që lidhen me procesin e ndarjes së furnizimit me shpërndarjen që është dhe instrumenti kryesor për liberalizimin e tregut.

Objekti kryesor i ligjit është organizimi i një tregu konkurrues, dhënia e autorizimeve dhe licensave, rregullimi i tregut për furnizimin me energji dhe mbrojtjen e klientëve si dhe integrimi në tregjet rajonale të energjisë.

Një nga ndryshimet kryesore të ligjit lidhet me mënyrën e funksionimit të sistemeve të trasmetimit dhe shpërndarjes dhe mënyrës se si do të miratohen tarifat. Sipas nenit 20 të draftit tarifat e aplikuara nga operatorët për aksesin në rrjet duhet të jenë transparente dhe të orientuara drejt kostos. Sistemi prodhimit dhe shpërndarjes trasmetimit dhe shpërndarjes duhet të ofrojë lidhjet e energjisë mbi parimin e mosdiskrnimit dhe të mbajnë llogari të ndara për shmangjen e diskrinimit, ndërsubvencionimit dhe cënimit të konkurrencës.

Neni 67 i projektligjit që po diskutohet me grupet e interesit parashikon që “operatori i sistemit të shpërndarjes duhet të jetë i ndarë dhe i pavarur ligjërisht nga aktivitetet e tjera të cilat nuk kanë të bëjnë me shpërndarjen e energjisë elektrike, përfshi furnizimin në aspektin e formës së saj të ligjshme”.

Në rastet kur operatori i sistemit të shpërndarjes është pjesë e një shoqërie vertikalisht të integruar, në mënyrë që të demostrojë formën e tij të dallueshme ligjore, operatori i sistemit të shpërndarjes do të mbajë një markë tregtare e cila është e ndryshme mga emrat dhe aktivitetet e tjera që nuk lidhen me shpërndarjen.

Gjithashtu draft-ligji në nenin 63 parashikon se operatori i sistemit të shpërndarjes(OSSHEE) pa diskriminim e ofron shërbimin e shpërndarjes për të gjithë përodruesit e rrjetit duke siguruar akses dhe përdorim të rrjetit të shpërndarjes për të gjithë aplikuesit që plotësojnë kërkesat e përcaktuara në këtë ligj dhe aktet ligjore ndërkohë që monitoron respektimin e kërkesave dhe normave të performancës të parashikuara nga rregulloret teknike në fuqi.

Ligji parashikon që rrjeti i shpërndarjes zhvillohet mbi parimet e kostove efektive në përputhje me planifikimin urban, të drejtat e pronësisë, mbrojtjen e mjedisit dhe shëndetit të njërëzve dhe përdorimin efikas të energjisë.

Ndahet pronësia e trasmetimit

Sipas projektligjit duke filuar që nga 1 janari 2016 i njëjti person ose të njëjtët persona nuk kanë të drejtë që në të njëjtën kohë në mënyrë të drejtëpëdrejtë apo të tërhortë të ushtrojnë kontroll mbi një të licensuar që kryen ndonjë nga veprimtaritë e prodhimit dhe furnizimit dhe që në mënyrë të drejtëpëdrejtë apo të tërhortë të ushtrojë kontroll ose ndonjë të drejtë tjetër ndaj operatorit të sistemit të trasmetimit ose rrjetit të shpërndarjes.

OST ka të drejtë të vendosë dhe të mbledhë një tarifë trasmetimi të llogaritur sipas një metodologjie të miratuar paraprakisht nga ERE. OST nuk ka të drejtë të blejë dhe shesë energji me përjashtim të rastit për mbulimin e humbjeve në sistemin e trasmetimit si dha ka të drejtë të shkembejë ose ndaj rezervat e kontraktuara me qëllim stabilizimin e frekuencave brenda rrjetit, me OST e vendeve fqinje sipas marrëveshjeve respektive.

Projektligji pritet të dërgohet për miratim në Këshilli e Ministrave pas marrjes së vërejtjeve dhe sugjerimeve dhe më pas ti dërgohet për diskutim dhe miratim Kuvendit ndoshta për të hyrë në fuqi në fillim të vitit 2015 dhe për t’i hapur rrugë miratimit të dokumentave të tjera të rregullimit të tregut të energjisë si Modeli i Tregut dhe Deklarata Rregullatore tarifave të reja të energjisë për klientët tariforë.

Revista Monitor, 30.09.2014