Publisher is the useful and powerful WordPress Newspaper , Magazine and Blog theme with great attention to details, incredible features...

Ministri Gjiknuri, intervistë në A1 Report

Ministria e Energjisë po analizon të gjitha aplikimet nga kompanitë sa i takon kostove të energjisë, të cilat do të pasqyrohen edhe në çmimet që Enti Rregullator i Energjisë do të miratojë në fund të vitit. Deri më tani OST ka aplikuar për rritje të kostove me 10%, gjë e cila po analizohet. Por sipas ministrit të Energjisë Damian Gjiknuri, i ftuar në emisionin “5 Pyetjet nga Babaramo”, do të jetë shteti shqiptar ai që do të mbulojë kostot për pensionistët. Ministri Gjiknuri theksoi se konsumatori shqiptar nuk do të preket nga këto ndryshime.

“Një rrisk të kostos së energjisë do ta mbajë shteti, dhe ne me politika do t’i mbrojmë konsumatorët shqiptarë. Nuk do të ndryshojnë faturat e pensionistëve. Ka dy mënyra pagese, ose një çmim unik, ose me variantin me fasha, i cili ka edhe procesin e abuzimit dhe vjedhjes brenda, ku janë përfshirë edhe lexuesit e sahateve”, u shpreh Gjiknuri.

Duke u ndalur tek gjendja financiare e sistemi energjetik në vend, ministri Gjiknuri tha se situata paraqitet e vështirë, pasi nuk ka patur përmirësim të dukshëm. Megjithatë shton se janë arkëtuar 48 mln dollarë më shumë së një vit më parë dhe janë ulur humbjet.

Me vënien në zbatimit të ligjit të ri për energjinë, ministri Gjiknuri thotë se do të synohet minimizimi i vjedhjeve, ulja e humbjeve në rrjet, si dhe rritja e eficencës së sistemit të energjisë. Duke u ndalur tek investimet, Gjiknuri tha se do të fokusohen fillimisht në ato qytete ku edhe konsumi i energjisë është më i madh.

Ndërsa lidhur me ndërhyrjet ndaj koncensioneve, Gjiknuri u shpreh se nuk është e lehtë të prishësh koncesionet. Ndërsa bëri të ditur se primare për qeverinë është rishikimi i termave për t’i vendosur në përfitim të shtetit. Lidhur me masat ndaj shkelësve Gjiknuri tha se u janë hequr lejet mbi 40 HEC-eve dhe janë pezulluar 170 leje minerare.

Si është gjendja financiare e sistemit energjetik, vjet ka pasur një borxh prej 1 mld $?
Gjendja është tepër e vështirë, nuk është se sistemi ka pasur ndonjë përmirësim të dukshëm, përveçse se janë shtuar arkëtimet janë arkëtuar 48 mln $ më tepër në krahasim me të kaluarën janë ulur edhe humbjet. Gjithashtu do paguhet edhe shuma ndaj CEZ. Borxhi nuk është në rritje, por është frenuar. Humbjet sot shkojnë 36% ndërsa vitet e kaluara shkonte mbi 50%. Vetëm nga ulja e humbjeve kemi 40 mln $ më tepër. Shpresojmë që këtë vit të jemi nën mesataren e 40 % të humbjeve.

A nuk mund të frenohen vjedhjet?
Vjedhja ka qenë një fenomen i hapur, është përkeqësuar shumë vitet e fundit. Ka pasur një mungesë totale në investime për matësa.

Pse nuk ndërhyhet për të ndryshuar sistemin me parablerje?
Po mundohemi për mënyrën më të mirë, por kjo do disa investime. Kjo varet, me ligjin e ri është futur kjo. Madje kemi parashikuar edhe menaxhimin nga të tretë. Gjeja me emergjente është plotësimi me matësat. Ekziston edhe vjedhjet direkte, ku njerëzit lidhin vetë telat. Humbja më e ulët në 15-20 vite është periudha 2008.

Keni një projekt se si do rregullohet kjo?
Masat do të përforcohen. Do të ketë përmirësime të sistemit, por është një proces gradual. Nuk mund të rregullohet me një të rënë të lapsit, brenda një viti.

Cilat janë zonat me të ndjeshme?
Ka zona që kanë konsum të madh, kryesisht periferitë e Tiranës, në Durrës, Kavajë, Fier, disa zona të veriut, ku arkëtimet janë të pakta, dhe vjedhjet të madha. Ligjin e ri e kemi parashikuar, edhe kontraktimin me kompani të treta. Kjo teknologji kërkon financime.

Si funksionon projekti me një kompani të tretë?
Për konsumatorin, një kompani e tretë punon për të bërë matje më të sakta, jo shpesh herë ia le në dorë lexuesve. Shpeshherë lexuesit e sahateve janë bashkëpunëtorë në vjedhje. Para disa ditësh janë larguar edhe drejtuesit në rrethe, pasi nuk kanë arritur targetet e parashikuara nga Ministria. Ne do të shikojmë mënyrën më të mirë, me më kosto-efektive. Do të zëvendësohet sistemi i rrjetit, do të përmirësohet sistemi. Dhe investimet do përqendrohen në 4 qarqet kryesore ku edhe konsumi është më i madh.

Tre muaj më parë ministri Ahmetaj tha se do liberalizohet edhe sistemi i shpërndarjes. Në cilën fazë është ky proces?
Me ligjin e ri, ku proces fillon të aplikohet vitin tjetër. Në vitet në vijim do të vijohet me procesin. Ky proces do të marrë disa vite pasi kërkon investime të nevojshme dhe masa që duhet të aplikohen.

Çfarë tjetër parashikon ligji i ri?
Ligji i ri bazohet në direktivat e BE. Përfshin ndihmesën për shtresat në nevojë. Jep disa kompetenca më të qarta për Entin Rregullator të Energjisë. Ligji është në fazën e drafteve paraprake. Kemi përfshirë në diskutime edhe grupet e interesit. Modeli se si do funksionojë tregu i energjisë, përfshin që HEC-et t’i çojmë drejt sistemit të shpërndarjes, të jenë pjesë e planit të importit të energjisë. Do mundohemi tua u shlyejmë detyrimet, energjia e HEC-eve private është më e shtrenjtë.

Keni një shifër krahasuese me çfarë shifër blihet energjia nga KESH apo nga kompanitë private?
Kam përshtypjen që energjia në bursë është po ajo. Kompanitë mbase gjejnë ndonjë energji spoti. Por çmimi i energjisë është një mesatare sesa vjen në Shqipëri. Varet struktura ku je vendosur, sa mundësi ka në treg, mundësitë për ta mbajtur. Shqipëria është më pak i lidhur me rrjetet evropiane. Përveç Bullgarisë e Rumanisë, vendet e tjera të rajonit e importojnë energjinë. Për të ardhur energjia deri në Shqipëri ka kosto më të lartë. Duhet të kalojë disa shtete dhe interkonjeksione që i rritin kostot. Është një treg disi i komplikuar dhe këto janë kostot e energjisë në Shqipëri.

Pra ju e keni akuzuar pa të drejtë Berishën për Fazlliçin për energjinë?
Ne e kemi akuzuar Berishën se sabotoi linjën e interkonjeksionit me Kosovën. Por tani kjo linjë do të realizohet. Kjo është një ide që po diskutohet me qeverinë e Kosovës, po hedhim piketat e një tregu të përbashkët me Kosovën. Kjo do të thotë që energjia të gjenerojë burimet hidro, dhe Kosova të zhvillojë mundësitë me limitin e saj.

Sa do rritet çmimi i energjisë dhe kur?
Lidhur me këtë pyetje është spekuluar me personin tim. Gjëja e parë që kanë thënë është rritja e çmimit. Unë kam thënë vetëm një gjë që Enti rregullator është aktori numër një për llogaritjen e çmimi të energjisë. Në fund të këtij vitit Enti Rregullator është i detyruar të miratojë çmimet. Kur të dalin çmimet e kompanive ne do të mbajmë qëndrimin tonë. Një pjesë e kostove do të përballohen nga buxheti i shtetit, duke ditur edhe kushtet e vështira që kanë qytetarët shqiptarë. E garantojmë konsumatorin shqiptar që nuk do të ketë ndikime, ne po e monitorojmë situatën. Por përfundon studimi. Kompanitë po përfundojnë bilancin e tyre. Sistemi ka një hendek financiar, që nuk e mban veten me tarifa. Edhe sikur humbjet teknike të zhdukeshin, prapë sistemi nuk mban dot veten, dhe këtë rrisk në vite e ka mbajtur shteti shqiptar.

OST ka kërkuar të rrisë koston e saj me 10%?
Ky është një aplikim. Ne po analizojmë kostot e saj. Dhe si kompani do të shprehemi kur të analizojmë kostot. Në çdo rast një pjesë të kostove do t’i mbajë shtetit, dhe nuk do t’ia ngarkojë qytetarëve shqiptarë. kërkesa e OST jo automatikisht do të thotë pranim nga Enti Rregullator. Kështu ka ndodhur sa herë ka pasur vit ku janë aplikuar ndryshime tarifash.

Ju si qeveri e keni vullnetin që thotë stop rritjes së çmimit?
Një rrisk të kostos së energjisë do ta mbajë shteti, dhe ne me politika do t’i mbrojmë konsumatorët shqiptarë. Nuk do të ndryshojnë faturat e pensionistëve. Ka dy mënyra pagese, ose një çmim unik, ose me variantin me fasha, i cili ka edhe procesin e abuzimit dhe vjedhjes brenda, ku janë përfshirë edhe lexuesit e sahateve.

Do doja ta vazhdoja bisedën me premtimin e bujshëm se do të rishikoni të gjitha Koncensionet.
Të prishësh koncesionet nuk është e kollajshme. Qeveria ka punuar që të ndryshojë kushte me këto koncesione. Janë mbi 40 HEC-e dhe 170 leje minerare që janë pezulluar për shkak të shkeljeve. Kemi rishikuar termat në favor të shtetit. Filluam pezullimin e sektorit minerar në Bulqizë edhe kryesorit. Pas mbi 30 vjetesh po hyhej në një shtresë të re të shfrytëzimit të kromit, do të investohen mbi 20 milionë euro për të hapur pusin e 9-të që është edhe pjesë e kontratës. Do të marrim masa edhe më të rënda për shumë nga galeritë e Bulqizës, që do të sjellin përmihim. Reforma ligjore për rritjen e sigurisë. Edhe në Bulqizë do të përmirësohet goxha situata. Në industrinë e bakrit ka hyrë kompania me e madhe kineze e cila ka blerë aksionet e një kompanie turke. Zona krom-mbajtëse e Bulqizës krijon potenciale për investim. Ka kërkesa për hapjen e ferrokromit në Elbasan. Këto janë zhvillime evidente. Industria minerare varet nga të çmimi ndërkombëtar. Po shohim mundësitë për të sjellë investitorë për zonat nikel mbajtëse.

Sa është vlera e naftës që nxirret në Shqipëri dhe sa u mbetet shqiptarëve?
Shqipëria nuk është një prodhues i madh i naftës, dalin rreth 1.4 milionë tonë në vit. Në kohën e komunizmit prodhohej deri në 2 milionë ton në vit.Nafta e Shqipërisë shitet me një kuotë prej 70% të brendit.

Sa i merret në vit?
Duhet të jenë 560-600 milionë dollarë në vit. Mbi 200 milionë hyjnë në shtet me anë të rentave e tatimeve

I kontrolloni bilancet e këtyre kompanive?
Kompanitë e naftës marrin disa vjet për të nxjerrë investimet e tyre. Sot mund të grumbullojmë. Marrin një lloj paradhënie para kohës kur fitimi të ndahet 50 me 50 për qind. I kontrollojnë edhe tatimet, edhe nga Albpetrol si palë, pra auditimi është i plotë.

Kur pritet të arrijë ndarja e fitimi 50 me 50 për qind?
Për komanitë e vogla nuk nevojitet shumë kohë, por për Bankers që është edhe kompania më e madhe në vend nevojiten 1-1.5 vite.

Besoni se do ndërtohet TAP-i?
TAP është realitet, qeveria Italiane dha lejen mjedisore, them se vitin tjetër do të fillojnë punimet në vendin tonë. Shtrimi i tubacionit do të bëhet në vitet 2016 e tutje. Punimet besoj se mbarojnë në vitet 2019.

A ka presion nga Rusia për t’u ndërtuar TAP?
Ka një konkurrencë gjeopolitike. Rusia kërkon të jetë furnizuesi kryesor në BE. Realisht avantazhi i Rusisë është kthyer në problem për Rusinë.

Shqiptarja.com 30.09.2014