Publisher is the useful and powerful WordPress Newspaper , Magazine and Blog theme with great attention to details, incredible features...

Ligji i ri për energjinë, sot diskutimet

Shoqatat e biznesit, industrialistët, tregtarët e energjisë, institucionet dhe përfaqësuesit e konsumatorëve janë ftuar sot në orën 12 të japin mendimet e tyre për projektligjin e ri “Për energjinë elektrike”.

Sipas shkresës së dërguar shoqatave të biznesit Ministria e Industrisë dhe Energjetikës projektligji është përgatitur me asistencën e USAID dhe Sekretariatit të Energjisë dhe ka si synim përputhjen me direktivat e BE-së dhe paketës së tretë të tregut të energjisë si detyrim i antarësimit të Shqipërisë në Komunitetin e Energjisë.

Objekti kryesor i ligjit është organizimi i një tregu konkurrues, dhënia e autorizimeve dhe licensave, rregullimi i tregut për furnizimin me energji dhe mbrojtjen e klientëve si dhe integrimi në tregjet rajonale të energjisë.

Një nga ndryshimet kryesore të ligjit lidhet me mënyrën e funksionimit të sistemeve të trasmetimit dhe shpërndarjes dhe mënyrës se si do të miratohen tarifat. Sipas nenit 20 të draftit tarifat e aplikuara nga operatorët për aksesin në rrjet duhet të jenë transparente dhe të orientuara drejt kostos. Sistemi prodhimit dhe shpërndarjes trasmetimit dhe shpërndarjes duhet të ofrojë lidhjet e energjisë mbi parimin e mosdiskrnimit dhe të mbajnë llogari të ndara për shmangjen e diskrinimit, ndërsubvencionimit dhe cënimit të konkurrencës.

Revista Monitor,  29.09.2014