Publisher is the useful and powerful WordPress Newspaper , Magazine and Blog theme with great attention to details, incredible features...

Energjia e veriut të Kosovës

Bashkim Bashota, banor i Prishtinës, çdo muaj paguan afër 50 euro fatura të energjisë elektrike. Për një vit ai llogaritë se vetëm për energji elektrike shpenzon rreth 600 euro. Nëse nuk paguan rrezikon të shkyçet nga rrjeti elektrik, të ndëshkohet dhe të paguajë për rikyçje.

Kështu janë rregullat e bartura edhe te KEDS-i, kompania e re e formuar pas privatizimit të njësisë së Distribucionit të energjisë elektrike nga konsorciumi turk Limak & Çalik.

Por, punëtorët e kësaj kompanie, as tani e as kur inkasimi bëhej nga Korporata Energjetike e Kosovës nuk kanë shkelur në komunat veriore të Kosovës që ndahen nga lumi Ibër, raporton Tribuna.

Banorët e Mitrovicës së Veriut, Leposaviqit, Zubin Potokut e Zveçanit, asnjëherë nuk i janë nënshtruar të njëjtave rregulla që janë zbatuar edhe për Bashkim Bashotën nga Prishtina.

Portali Telegrafi, 28.09.2014