Publisher is the useful and powerful WordPress Newspaper , Magazine and Blog theme with great attention to details, incredible features...

Energjia e rinovueshme, projekt në Korçë

Në një kohë kur çdo ditë e më tepër po diskutohet për rritjen e çmimit të energjisë, kursimi i saj dhe shfrytëzimi i burimeve të energjive të rinovueshme ka qenë projekti ndërkufitar Shqipëri-Maqedoni i prezantuar në Korçë.

Projekti synon studimin e zonave ndërkufitare për investime në prodhimin e energjisë së rinovueshme nëpërmjet paneleve diellore dhe mullinjve të erës.

Në bazë të një studimi paraprak Korça i ka të gjitha kushtet për realizimin e projektit. Projekti financohet nga fondet IPA te BE dhe ka disa objektiva specifike ku primare mbeten, përmirësimi i kushteve të jetesës, punës, reduktimi i varfërisë energjetike dhe uljen e ndotjes se karbonit. Pas takimeve prezantuese të projektit, do të nisin anketimet në terren.

Koha Jonë, 28.09.2014