Publisher is the useful and powerful WordPress Newspaper , Magazine and Blog theme with great attention to details, incredible features...

ISIS financohet nga nafta

ISIS, më në krye Abu Bakr al-Baghdad, shtrihet në një territor thuajse të barabartë me atë të Mbretërisë së Bashkuar. Duke pasur parasysh ndërprerjen e financimit ndaj kalifatit nga ana e shteteve të tjera të Gjirit Persik, si dhe sanksionet e vendosura ndaj tyre, financimi I luftës, dhe sidomos pagesat ndaj luftëtarve mbeten problem kryesor.

Me fillimin e pushtimeve në territorin e Irakut, burimi kryesor I `PBB` së Kalifatit u bë kontrabanda e naftës, tregti e cila gjeneon nga dy deri në tre million dollar në ditë.Shteti Islamik është ndoshta grupi terrorist më I pasur I njohur ndonjëherë, kjo për shkak se duke mos qënë të integruar në sistemin financiar ndërkombëtar mbeten edhe të paprekshëm.

Shumë analistë e vlerësojnë pasurinë e përgjithshme të ISIS, në rreth 2 miliardë dollarë. Sot, duke pasur paraysh edhe zgjerimin e territoreve të grupit terrorist, është e vështirë të thuhet me saktësi se sa puse nafte kontrollon I vetëshpalluri shtet. Por, burime izraelite, shprehen se ky grup kontrollon rreth 60 puse nafte active, produktin e të cilëve e shet në tregun e zi, nëpërmjet kufijve me Turqinë dhe Jordaninë, me cmime qesharake, deri në 70% më pak.

Vetëm nga Iraku, ata prodhojnë deri në 40 mijë fuci nafte në ditë, mendojnë shërbimet e inteligjencës. Për këtë arsye, objektiv I bombardive të ditëve të fundit nga ana aleatët kanë qënë edhe rafineritë e Naftës, sidomos në Irak.

Scan TV, 27.09.2014