Publisher is the useful and powerful WordPress Newspaper , Magazine and Blog theme with great attention to details, incredible features...

Taksat për minierat, rritje progresive

Shfrytëzuesit e minerave që fitojnë më shumë, duhet të paguajnë më shumë.

Ky është propozimi që vjen nga radhët e deputetëve të Partisë Socialistë në Komisionin parlamentar të Veprimtarive Prodhuese, në mënyrë që renta minerare të mos jetë më një përqindje fiske, por progresive në bazë të fitimeve.

Komisioni ka diskutuar ndryshimet në projektligjin për minierat, i cili vjen si nevojë për të rregulluar këtë sektor. Deputetët kanë bërë disa propozime në plotësim të ligjit kryesisht lidhur me publikimin e më shumë informacioneve për investitorët e këtij sektori shumë të rëndësishëm të vendit.

Përfaqësuesve të ministrisë u është lënë kohë për kthimin e përgjigjeve në mbledhjen tjetër të komisionit, ndërsa projektligji është miratuar në parim, për t’u shqyrtuar më tej edhe nen për nen.

Scan TV, 22.09.2014