Publisher is the useful and powerful WordPress Newspaper , Magazine and Blog theme with great attention to details, incredible features...

OSHEE u ndërpret energjinë 574 debitorëve

Operatori i Shpërndarjes së Energjisë Elektrike, OSHEE, ka ndërmarrë sot një aksion të gjerë në zonën pranë Institutit Bujqësor për prerjen e lidhjeve të paligjshme në rrjetin e shpërndarjes dhe abonentëve debitorë e pa kontrata.

25 grupe pune te specialistëve të OSHEE-se pranë Njësisë Tirana 3 në OSHEE në bashkëpunim me forcat e Policisë së Komisariatit nr.5 në Tiranë evidentuan dhe kryen 574 prerje individuale të energjisë për abonentë privatë dhe familjarë. Gjithashtu u bë shkëputja e menjëhershme e furnizimit me energji elektrike edhe për 78 abonentë pa kontratë.

OSHEE garanton se do të vazhdojë pa ndërprerje aksionet për t’i dhënë fund vjedhjes së energjisë elektrike, si dhe konsumit pa pagesë të këtij produkti.

shqiptarja.com, 20.09.2014