Publisher is the useful and powerful WordPress Newspaper , Magazine and Blog theme with great attention to details, incredible features...

Bullgari, shtrenjtimi i energjisë në horizont

Partia e Bullgarisë GERB, që pritet të fitojë shumicën e votave në zgjedhjet e muajit të ardhshëm, ka deklaruar se ka në plan t’u mundësojë qeverive lokale të mbledhin tatimin mbi të ardhurat personale deri në 2% në qoftë se vjen në pushtet.

Aktualisht, bullgarët paguajnë një normë të sheshtë tatimi mbi të ardhurat prej 10% mbledhur nga Agjencia Kombëtare e të Ardhurave dhe kanalizohen në buxhetin e qeverisë qendrore.

Gjatë prezantimit të programit për zgjedhjet e 5 tetorit, GERB tha se propozimi ka për qëllim të nxisë decentralizimin fiskal dhe të ndihmojë autoritetet komunale të mbledhin fonde shtesë për të ndjekur politikat e tyre ekonomike, ndërsa qeveria qendrore do të mbajë të pandryshuar normën e sheshtë aktuale prej 10%.

Vladislav Goranov, një ish-zëvendësministër i Financave në qeverinë e GERB-it (2009-2013) dhe kandidat i GERB për anëtar në Parlamentin e ardhshëm, u tha gazetarëve se qeveritë vendore do të jenë në gjendje të vendosin taksë shtesë mbi të ardhurat personale që varion nga zero në 2% që do të bëhet pjesë e buxhetit bashkiak.

Megjithatë në programin zgjedhor të GERB nuk është përmendur se sa do të jenë këto taksa.

Sipas Goranov, ideja është që të jenë qeveritë lokale ato që do të zgjedhin nëse dëshirojnë të vijojnë me aplikimin e taksës së sheshtë prej 10% për të tërhequr investime në komunat e tyre, apo të grumbullojnë më shumë para, për shembull, në qytetet me norma të ulëta të papunësisë. Me një Bullgari që vitin e ardhshëm do të përballet me zgjedhjet lokale, aplikimi i tatimit shtesë mbi të ardhurat deri në 2% do të shërbejë vetëm si një opsion për qeveritë lokale.

Ideja është disi e ndryshme nga apeli që ka bërë Shoqata Kombëtare për Bashkitë në Bullgari.

E përditshmja Trud citon Emil Savov, zëvendësdrejtor ekzekutiv i shoqatës, të ketë thënë se gjithnjë ka këmbëngulur që qeveria qendrore të akordojë një të pestën e taksave nga të ardhurat personale direkt për qeveritë lokale. Ndërsa propozimi i GERB mbetet ende për t’u diskutuar, është më mirë të shmanget rritja e tatimit mbi të ardhurat personale, argumentoi Savov.

Prezantimi i rritjes së propozuar të taksave do të përballet me disa pengesa, duke përfshirë mospërputhje në regjistrimin e adresës së taksapaguesve bullgarë, komentoi dnevnik.bg.

Revista Monitor, 20.09.2014